Enver Hoxhaj: Qeveria Kurti ka qenë Qeveria shkurti me vetëm 50 ditë. Qeveria Hoti 150 ditë, ajo vërtetë ishte qeveri koti

Enver Hoxhaj: Qeveria Kurti ka qenë Qeveria shkurti me vetëm 50 ditë. Qeveria Hoti 150 ditë, ajo vërtetë ishte qeveri koti

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, njëherësh kandidati për kryeministër Enver Hoxhaj, sot ka zhvilluar një takim me fermerët e Komunës së Rahovecit, ku ka prezantuar Planin e Rimëkëmbjes Ekonomike. ka thënë se qeveria e udhëhequr nga ai do të krijojë lehtësira për fermerët, ku ka përmendur se rrushin të cilin nuk mund ta shesin do ta blejë qeveria e vendit.

Hoxhaj ka premtuar edhe rritje 100 % të subvencioneve në pemëtari. “Ne do ta mbështesim, do ta subvencionojmë çdo litër vere. Mbështetja do të jetë financiare e madhe dhe e mirëfilltë. Së dyti, do t’iu ofrojmë qasje në kredi dhe do t’i mbulojmë kreditë nëse kanë më pas nevojë bujqit e Rahovecit. Ne garantojmë çmimin e rrushit dhe ne garantojmë që nëse ju rrushin nuk mund ta dorëzoni në një bodrum dhe ta shisni këtë rrush, do ta blejë qeveria e ardhshme e Kosovës”, ka thënë ai. “Zgjedhjet të cilat po mbahen janë një lajm i mirë për vendin, se dy qeveritë të cilat ishin në pushtet gjatë vitit 2020 ishin qeveri të shkurta dhe prandaj kjo qeveria Kurti e ka pasur më vend emrin e saktë Qeveria Shkurti. Ishte vetëm  50 ditë. Hoti 150 ditë. Kjo qeveria e dytë Hoti ke përnjëmend qeveri koti. Është lajm i mirë që të dy qeveritë nuk do të jenë më në pushtet dhe që pushteti do t’i takojë PDK-së dhe PDK e unë si kryeministër i ardhshëm prej 15 shkurtit do ta udhëheq vendin me votën tuaj në Rahovec”, ka thënë ai.

Kontrolloni gjithashtu

SHBA dhe Britania me rol kyç në dëshmitë ndaj Thaçit në Hagë

Në Gjykatën Speciale në Hagë, dëshmitë e thirrura në procesin ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi po …