Ushtrues i detyrës së kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj ka deklaruar se në zgjedhjet e 17 tetorit, qytetarët kanë mundësi të zgjedhin dy modele të qeverisjes, sipas tij, modelin e zhvillimit që e ofron PDK dhe atë të ngecjes që e ofron Vetëvendosje. Hoxhaj ka thënë se tashmë veçse kanë filluar me promovimin e kandidatëve për kryetar komunash. Ai ka theksuar se qytetarët duhet të dinë për dy modele të qeverisjes. Kryetari në detyrë i PDK-së, ka kritikuar qeverisjen lokale të Vetëvendosjes, duke thënë se Prishtina nuk ka ndryshuar asgjë gjatë mandatit të Shpend Ahmetit.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
