Enver Hoxhaj sulmon Kurtin dhe Osmanin: “Nuk nënshtrohemi, vendimet e tyre rrezik për demokracinë”

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka ashpërsuar tonet ndaj krerëve të institucioneve, duke deklaruar se opozita nuk do t’i nënshtrohet vullnetit të kryeministrit Albin Kurti në procesin e zgjedhjes së presidentit. Hoxhaj kritikoi mungesën e dialogut dhe kompromisit nga ana e Kurtit, duke paralajmëruar se pa vullnet politik për bashkëpunim, kriza mund të zgjasë pafundësisht. Ai theksoi se PDK-ja do të mbrojë, siç u shpreh, “karakterin demokratik të institucioneve”, duke refuzuar çdo imponim politik nga pushteti. Në të njëjtën kohë, Hoxhaj ka drejtuar kritika të forta edhe ndaj presidentes Vjosa Osmani, duke e cilësuar vendimin e saj për shpërndarjen e Kuvendit si të paprecedent dhe jashtë standardeve demokratike. Ai madje krahasoi situatën me praktika jodemokratike, duke përmendur përvojën e tij në Kuvajti, ku sipas tij, Kuvendi shpërndahej në mënyrë arbitrare nga pushteti. Sipas Hoxhajt, Kosova si republikë parlamentare nuk mund të funksionojë mbi baza individuale apo emocionale, por mbi rregulla dhe institucione të qëndrueshme. Duke shkuar edhe më tej, ai e cilësoi dekretin e Osmanit si “shkeljen më të madhe në historinë e demokracisë” në vend, duke e akuzuar për veprime të pamenduara dhe të nxituara në një moment kritik politik.

Kontrolloni gjithashtu

Shtyhet vendimi për tarifa, qytetarët përballë goditjes së radhës ekonomike

Vendimi për tarifat e reja të energjisë elektrike në Kosovë është shtyrë për një muaj, …