Enver Hoxhaj thotë se Vatikani ka qenë gjithmonë mbështetës i madh i pavarësisë së Kosovës

Enver Hoxhaj: Vatikani ka qenë gjithmonë mbështetës i madh i pavarësisë së Kosovës, por nuk e njeh atë

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj ka takuar të shtunën nuncin apostolik të Vatikanit për Kosovë, Monsinjor Jean-Marie, me të cilin kanë diskutuar për marrëdhëniet bilaterale mes Kosovës dhe Vatikanit. Kjo është bërë e ditur nga vet Hoxhaj përmes një postimi në Twitter. Hoxhaj ka thënë  se Vatikani ka qenë gjithmonë mbështetës i madh i pavarësisë së Kosovës, ndërkaq theksoi se tani kur Kosova është në përmbyllje të shtetndërtimit, njohja nga Vatikani është e domosdoshme. “Diskutim i shkëlqyeshëm me nuncin apostolik të Vatikanit për Kosovën, Monsinjor Jean-Marie. Vatikani është mbështetës i madh i pavarësisë së Kosovës, ndërsa tani kur jemi në përmbyllje të shtetndërtimit njohja nga Selia e Shenjtë është e domosdoshme”, ka shkruar Hoxhaj.

Kontrolloni gjithashtu

Adrian Gjini: Kryeministri Kurti, Ideologjikisht është tipik anti-amerikan

Nënkryetari i AAK-së, z. Adrian Gjini, ka kritikuar kryetarin  e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin, për …