Në 20 vjetorin e masakrës në lagjen e Trimave të Prizrenit sot do të përkujtohen të gjithë të vrarët nga forcat e ushtrisë serbe

Në 20 vjetorin e masakrës në lagjen e Trimave të Prizrenit sot do të përkujtohen të gjithë të vrarët nga forcat serbe

Në 20 vjetorin e masakrës në lagjen e Tusuzit (Lagjja e Trimave) të Prizrenit do të përkujtohen të gjitha viktimat që u vranë nga forcat e ushtrisë serbe më 26 maj të 1999-s. Ky përkujtim do të fillojë në orën 11:00 dhe do të jetë tek varrezat e martirëve të Tusuzit në Prizren. Këtë e bëri të ditur deputeti i Kuvendit, Zafir Berisha, i cili tha se sot do të nderohet gjaku i atyre që u flijuan për lirin e Kosovës. “Me 26.05.1999 ndodhi njëra nga masakrat e regjimit gjenocidal të Serbisë në lagjen Tusuz të Prizrenit, ku u masakruan në mënyrën më barbare 27 qytetar të pafajshëm, vetëm pse ishin shqiptar. Në pamundësi për tu përballur me forcat e UÇK-së dhe sulmet e NATO-së, aparati shtetëror i Serbisë vrau dhe masakroi qytetarët e lagjes si dhe i vuri zjarrin afër 280 shtëpive, për të realizuar planin e tyre të “tokës së djegur. Ju ftoj të dielën në ora 11:00, në varrezat e Martirëve të Tusuzit ta nderojmë gjakun e atyre që u flijuan për lirin e Kosovës”, ka shkruar Berisha.

Kontrolloni gjithashtu

Ejup Maqedonci: Serbia me qasjen e saj hegjemoniste dhe agresive karshi Kosovës do të bëjë që tensionet të vazhdojnë

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, dje pas bllokimit në kufi me Serbinë të …