Enver Hoxhaj

Enver Hoxhaj: Vlora Çitaku do të jetë anëtare e ardhshme e kryesisë së PDK-së

Enver Hoxhaj është cituar të ketë deklaruar se Vlora Çitaku do të jetë anëtare e ardhshme e kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës. Ai  ka treguar se a do ta kishte në ekip Vlora Çitakun nëse ai do të kandidonte për kryetar të PDK-së. “Vlora Çitaku do të jetë anëtare e kryesisë së PDK’së. “Nuk mund të jesh kandidat pa e ditur se cilat do të jenë figurat kyçe që do të jenë pjesë e partisë. Zonja Çitaku është më se e mirëseardhur. Figurat që vijnë prej UÇK-së, duhet të mbesin tutje në PDK dhe nuk duhet të largohen. Edhe zonjën Çitaku e shoh kyçe”, ka thënë Hoxhaj. Ai madje ka treguar se e ka nxituar Vlora Çitakun që të garojë për kryetare të PDK-së.

Kontrolloni gjithashtu

BDI: VLEN premtoi Europën, solli “Botën Serbe”

BDI: VLEN premtoi Europën, solli “Botën Serbe”

VLEN-i erdhi në pushtet me premtime të mëdha dhe me afate strikte për ndryshimet kushtetuese. …