leoni

Enver Nebih Buqaj (20. 5. 1975 – 28. 3 1999)

Familja Buqaj e Artanës së Prizrenit, e prejardhur nga Malësia e Budakovës, luftës për çlirimin e kosovës i ka dhënë kryefamiljarin,  Nebih Buqaj e bijtë e tij, Enver Buqaj dhe Imer Buqaj. Kjo familje atdhetare me kohë ishte orientuar në rrugën e çlirimit dhe bashkimit të trojeve të Shqipërisë. Këtë e dëshmoi me vepër në kohën e luftës së UÇK-së.

Enver Buqaj u lind më 20 maj të vitit 1975, në Prizren. U rrit dhe u edukua nën përkujdesjen e prindërve: Nebih dhe Mihrije Buqaj. Fillimisht, shkollën e kreu në Arbanë të Prizrenit.

Si kudo dhe kurdoherë,  lëndët gjuhë dhe letërsi shqipe, histori e gjeografi i ndihmojnë nxënësit për t`u formuar dhe edukuar sa më mirë atdhetarisht. Po kështu edhe Enveri do të përfitonte shumë nga shkolla, por mbi të gjitha ai do të përfitonte nga edukimi familjar dhe atdhetar i babait. Prandaj dashuria dhe vullneti e gatishmëria për të vepruar për atdheun, atë do ta forcojnë shpirtërisht dhe pa hezitim do të shprehë karakterin e një atdhetari të devotshëm që si fëmijë dhe i ri.

Pasi e mbaroi shkollën tetë vjeçare në Arbanë, ai u regjistrua Shkollën e mesme teknike -drejtimi i mekanikës.

Dy deceniet e fundit të shekullit XX janë përshkuar me protesta, demonstrata, greva mbledhje, grumbullime e afrime të shumta të shqiptarëve dhe forma të tjera të rezistencës shqiptare kundër Serbisë dhe Jugosllavisë, me qëllimin më të pastër njerëzor e kombëtar për t`u çliruar e për të fituar lirinë e pavarësinë. Në këto ngjarje e zhvillime çlirimtare e atdhetare, Enveri ka  marrë pjesë  aktivisht së bashku me vëllanë Imerin dhe shokun e tyre  Muhamet Kabashi. Ata ishin në ballë të demonstratave e të rezistencës shqiptare. Muhamet Kabashi ka rënë heroikisht në përleshje me forcat ushtarako-policore serbe e jugosllave. Ai është tanimë dëshmor i atdheut.

Kështu vitet kalonin dhe Enveri gjithnjë e më shumë do të forcohej e do të formohej, do t`i ngulitej në shpirt e në kokë, se vetëm lufta me armë do të jetë mundësia për t`u çliruar nga Serbia dhe kështu do hapej horizonti i lirisë së njëmendët dhe bashkimit të Shqipërisë. Prandaj ai pa hezitim do të radhitet në rreshtat e nderit, krenarisë dhe heroizmit shqiptar, në luftën e pastër dhe të drejtë të UÇK-së, cila tanimë botërisht dihet se ka bërë luftë çlirimtare dhe humanitare.

Kur pushkët e lirisë kërcitën edhe Enveri shfaqi vrullin dhe gatishmërinë për t`u bërë pjesëtar i saj.    Ai ka pasur shoqëri me Ismail Kryeziun, tanimë edhe ky dëshmor i atdheut dhe ushtar i lirisë. Shoqëria, organizimi dhe gatishmëria, vullneti e dëshira e Enverit për t`i dalë zot  Atdheut do ta udhëheqin për t`u  lajmëruar vullnetarisht në formacionet e organizuara UÇK-së  të zonës së tij. Atë do ta mirëpresin dhe ai i filloi stërvitjet ushtarake në Reti,  jo larg Arbanës. Më pas merr pjesë në luftime dhe në aksione të shumta luftarake si pjesëtar i denjë i Brigadës 125 të Zonës Operative të Pashtrikur. Komandant kishte eprorin e UÇK-së, Nehat Basha.

Enveri me disa sokë të tij shkon dy herë në Republikën e Shqipërisë për armatime, duke përshkuar nëpër rrugë të vështira malore, nëpër shtigje rrallë të shkelura. Në këto rrugë i kishte udhëhequr  burri e patrioti hasian, Haki Çuni,  fqinj i Enverit dhe krah i të rinjve atdhetarë e i UÇK –së.

Kur forcat serbe i kishin vënë re Enverin me shokë, në maje të malit të Pashtrikut, i sulmojnë, prandaj ata detyrohen të kthehen dhe pas dy javësh ndërmarrin udhëtimin tjetër për t`u futur në Kosovë dhe në këtë rrugëtim i udhëhoqi vëllai i madh i Enverit, Xhemaili, për shkak se edhe terrenin e njihte më mirë.

Kështu armatimin e sjellin në Reti dhe më vonë edhe në shtëpinë e Enverit.

Shtëpia e Nebih Buqajt kishte rënë në sy të policisë barbare serbe që nga vitet 89-90, por ajo ishte vënë në shënjestër pasi Enveri ishte bërë ushtar UÇK-së.

Në kohën kur popullatën shqiptare të asaj pjese, barbarët serbë  po e dëbonin nga trojet stërgjyshore më, 28 mars 1999, shtëpinë e Buqajve në Arbanë e rrethojnë policia, ushtria barbare fashiste serbe. Nebihu si kryefamiljar e kishte hallin e vetëm për t`i larguar fëmijët dhe gratë nga shtëpia dhe për t`i siguruar në pjesën e atdheut të lirë, në Republikën e Shqipërisë. Ndërsa fëmijët dhe gratë ishin bashkuar atyre  që po dëboheshin  për në Shqipëri.

Nebihu me djalin Imerin qëndruan në shtëpi , aty kishin qenë edhe Enveri dhe Fadil Ferati, ushtarë të UÇK-së. Siç rrëfen edhe Xhemaili për babain e tij Nebih Buqaj, ai gjithnjë u kishte thënë, se do të luftonte kundër  Serbisë dhe duhet t`iu tregojmë serbeve se kjo tokë është shqiptare, është Shqipëria vetë.

Me zjarrin e urrejtjes shekullore kundër pushtueve serbë, Nebih Buqaj me tre yjet e rinj ndriçues të atdheut, Imerin, Enverin dhe Fadilin shtinin me armë kundër forcave ukupatore serbe, e cila kishte epërsia në numër dhe me mjete lufte. Atë ditë, më 28 mars 1999 në altarin e Atdheut kanë rënë trimërisht e heroikisht Nebih Buqaj, Enver Buqaj, Imer Buçaj  dhe Fadil Ferati.   Enveri e ka lënë edhe të bijën, Ganimetën e cila tashmë është rritur në Kosovën e lirë dhe të pavarur, për të cilën kishin derdhur gjak babai i saj, gjyshi e xhaxhai. (Isuf Ismajli)

Kontrolloni gjithashtu

Feriz Faik Guri (2.7.1970 – 22.4.1999)

Feriz Faik Guri (2.7.1970 – 22.4.1999)

Feriz Guri u lind më 2 korrik të vitit1970 në fshatin Nikaj të komunës së …