Brickos

Orhan Lan Halilaj (13.03.1979-11.08.1998)

Orhani, lindi në fshatin Gllogjan, më 13 mars 1979. Prindërit Lan e Sharke Halilaj i patën shtatë fëmijë: dy djem e pesë vajza. Orhani ishte fëmija më i vogli i tyre, siç thuhet ndryshe, sugari i nënës.

Shkollën fillore e kreu në vendlindje dhe atë të mesmen e filloi në Rrazar (Irzniq), komuna e Deçanit, por në vitin e katërt e ndërpreu për t’iu bashkuar radhëve të U}K-së, pikërisht më 24 mars 1998. Ai kishte prirje këngëtari dhe këndoi me Luan e Shkëlzen Haradinajn, Fatmir e Luan Nimanajn, Bekim Vishajn, Halil Mehmetajn etj. Pos tjerash, me këngë të reja të sapokrijuara nga vetë ai e këngëtarë të tjerë, këngëtarët bashkë me Orhanin paralajmërua bashkësinë ndërkombëtare që të mos luhet me fatin e Kosovës, madje thurën e kënduan edhe këngë të dëshmorëve të saporënë, pa ditur se edhe vetë do të kenë një fat të tillë. Asokohe, kënga ishte njëfarë rekrutimi i llojit të veçantç të luftës për liri në rrethana dramatike që forconin zemrat e luftëtarëve, si përgatitje për beteja të ardhme të luftës për liri.

Pos furnizimit e pjesëmarrjes në ofenzuva, luftëtarë të shumtë patën edhe prirje për muzikë, kryesisht këngë folklorike, siç ishin: Orhani, me shokët, kushërinjt e bashkëfshatrët: Luan Nimanajn, Sadik e Miftar Halilajn, Agim Selmanajn, të bijt e Marash Krasniqit, Mëhilli e Ndreca, etj. Ishte një armatë këngëtarësh-luftëtarësh të shtrirë në mbarë trevën e Kosovës e më gjerë,  të vjetër e të rinj, që nga Lan Dobra, Shaqë Avdia, Adem Jashari, Mujë Krasniqi, Hysen Sopaj nga Janishi i Malasit të rrethit të Ulqinit, Muhamet Malësori nga Krusha e Madhe, Naim Lata nga Smolica, Qazim Beka nga Tica, Abedin Ibishi nga Skenderaj etj., që, siç thuhet, edhe vdekjen e bënin dasmë.

Në ditët e para të sulmit në Gllogjan, babai i Orhanit, Lani, u zu rob me 12 bashkëfshatarë, u keqtrajtua në burgun e Gjakovës dhe, pas tri ditës, u lirua, por mbeti me pasoja shëndetësore. Po këtë ditë arrestimi, edhe nënën ia rrahin deri në alivanosje.

Më 23 prill 1998, Orhani u hodh në mbrojtje të fshatit, bashkë me Enverin, kushëririn e shokun e jetës. Luftën për liri e kishte ëndërr që në fëmini, të mësuar që në prehërin e gjyshes, në oda, pastaj edhe në bankat e shkollës përmes lëndës së historisë, të cilën e dëgjonte me vëmendje. Luftën sikur mezi e priste të kyçej me tërë qenien e tij rinore.

Mungesa e armatimit në Ushtrinë }lirimtare shkaktonte plogshti të zhvillimit sadopak të mirëfilltë të luftës jo vetëm në Gllogjan, ku ishte i inkuadruar Orhani, por pothuaj në mbarë Kosovën. Pos tjerash, e pamundësonte  inkuadrimin e të rinjve e të rejave në UÇK, zgjerimin e radhëve të saj, formimin e një ushtrie të mirëfilltë, zvarritjen e sukseseve në front, andaj shumë grupe, disaherë shkuan në Malësi për furnizim me armë. Madje edhe udhëtimi i disahershëm Gllogjan-Malësi për armatim e pati efektin e vet. Gjatë asaj rruge të shpeshtë në terrene shumë të thyeshme, shpesh të rrezikshme, pothuaj të stërngarkuar me armë e municion, të takuar me bashkudhëtarë e bashkëluftëtarë dukagjinasë e malësorë, si dhe të sprovuar me situata të ndryshme, e kalitin dhe e forcojnë shpirtin e trupin e çdo ushtari, andaj edhe të vetë Orhanit

Pas këtyre udhëtimeve e kalitjeve fizike e shpirtërore, Orhani mori pjesë në luftimet e zhvilluara kundër forcave pushtuese serbe, sidomos në Baballoq, duke luftuar heroikisht në vijën e parë të frontit. Aty u plagos në krahror të djathtë, prej ku u dërgua për shërim në Tiranë. Pas shërimit, Orhani kthehet përsëri në front, në vendlindje. Glogjani asokohe ishte i rrethuar nga forcat armike me gjithë arsenalin luftarak që posedonte, disa fish më të shumtë se forcat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Orhani dhe kushëriri i tij, Enveri u pozicionuan në shkollën fillore të fshatit, aty ku i kishin marrë mësimet e para. Aty luftuan e ranë heroikisht, ashtu si u ka hije luftëtarëve, në mbrojtjen e prakut të diturisë, të fshatit e të atdheut, për t’ia siguruar vetes përjetësinë, lavdinë e krenarinë kombëtare, si dhe ardhmërinë e lumtur e të lirë gjeneratave të ardhme, përgjithësisht Kosovës.

I goditur nga një predhë e armikut, e gjuajtur nga Suka e Biteshit, Orhani ra heroikisht në Gllogjanin e rrethuar, më 11 gusht 1998, bashkë me kushëririn, Enverin, duke i mbrojtur pozicionet mu në shkollën fillore “H. Prishtina” të fshatit, ku i pat marrë mësimet e para dhe u bë shembull se si duhet vdekur për atdhe të shtrenjtë  e liri të tij, që sot po e gëzojmë.

Pas dy ditësh varroset në varreza të vjetra, por më vonë radhitet në ato të dëshmorëve të kombit në Gllogjan.

Që të dytë, Orhani dhe Enveri, ia shtuan madhështinë luftës, vendlindjes, Kosovës e mbarë kombit. Historinë e begatuan me trimëri të shquara, heroizma e beteja. Luftimet e treguara nga heroizmat e tyre e qindra luftëtarëve e dëshmorëve të tjerë, ia sollën vetes përjetësinë e Kosovës lirinë që po e gëzojmë.

Ranë heroikisht duke ngritur veten në lapidar lavdie për tokën e bekuar të Kosovës që aq shumë e deshtën, duke dhënë dhe jetën për lirinë e saj. Me Orhanin e mijëra të tjerë krenohet familja, vendlindja, UÇK-ja, Kosova e mbarë shqiptaria. (F.R.)

Kontrolloni gjithashtu

Zabit Ahmet Shabandula (5.4.1964 - 29.3.1999)

Zabit Ahmet Shabandula (5.4.1964 – 29.3.1999)

Menjëherë pas 24 marsit të vitit 1999, pas bombardimeve të NAT0-s mbi forcat çetnike serbe, …