Rexhë Sadik Qorraj (27.2.1960 - 13.7.1998)

Rexhë Sadik Qorraj (27.2.1960 – 13.7.1998)

Robëria shekullore mbi Kosovën, pesha e rëndë e saj në zemrat e jetërat e  shqiptarëve të kësaj treve kombëtare, që nga fillimi i shekullit 19, përgjithëisht te mbarë popullata shqiptare e kësaj ane, la vërragë të pashlyeshme, por edhe krenare, sidomos në biseda përkujtimore, nëpër oda e ndeja, madje edhe në shkolla, sidomos të pasluftës së dytë Botërore, për shkak të programit të censuruar shkollor e kontrollit rigoroz në to, nga aparati shtetëror serbo-jugosllav. Megjithatë, përcjelljen e kujtimeve të gjeneratave ndër dekada për trimëritë e të bëmat e luftëtarëve të luftës e të pendës nuk pati mundësi t’i asgjësojë asnjë pushtues.

Në këto rrethana, Rexha u lind, u rrit, u shkollua dhe u kalit në frymën e shenjtë kombëtare, që nga prehri i nënës. Lindi në fshatin Carrabreg më 27.2.1961 në një familje me traditë patriotike qindravjeçare. Të parin e kësaj familjeje, Osë Musë Qorrajn, e patën vrarë ushtria serbe më 1912 mu para masës së tubuar me dhunë, për shkak se e pat mohuar sllavizimin, që do të kuptohej serbizimin dhe shkombëtarizimin, bashkë me Ali Loshin e Dulshabanëve nga Carrabregu i Epërm dhe Hasan Hulajn nga Prejlepi, si njerëz me ndikim autoritativ, sigurisht për shkak të ndikimit të dalluar autoritativ kombëtar të tyre, të cilët nuk pranuan pushtimin e ri serb.

Në ndikimin e traditës familjare e përgjithësisht kombëtare të fituar nëpër oda përmes këngëve heroike e bisedave të këtij karakteri, si dhe shkollimit të tri niveleve, Rexha u kalit dhe e priti fillimin e luftës prej kah u kthye nga mërgimi dhe, me padurim u rras në luftë me plot vullnet.

Rexha ishte i pari ndër shtatë femijët (gjashtë djem e një vajzë), sa patën prindërit Sadik dhe Zyhra Qorraj.

Shkollën fillore e kreu në vendlindje e të mesmen në Deçan, ndërsa Fakultetin juridik në Universitetin e Prishtinës u detyrua ta ndërpresë, për shkak të represionit serb dhe mërgoi në Zvicër për kafshatë goje, katër vite me radhë.

Në vitet e kthesave politike kosovare të viteve tetëdhjeta e nëntëdhjeta të shekullit që e lamë, Rexha ishte pjesëmarrës aktiv në organizime e manifestime antijugosllave që nga vitet 1981, pastaj në organizimet politike për formimin e një qeverie paralele shqiptare në Kosovë, kundrejt qeverisë së dhunshme të instaluar këtu nga qeveria serbe e Beogradit, të vendosur me mekanizma të hekurta që nga viti 1989. Si i tillë, në vitet ’90-ta ishte aktivist i shquar në fshat i proceseve të ndarjes politike nga pushtuesi i dhunshëm serb, si dhe ndër organizuesit e parë për organizimin e luftës çlirimtare gjatë gjithë viteve ’90-ta.

Instalimi shkallëzues i represionit serb mbi shqiptarët, përcjellë me maltretime, shtypje, terror e forma të ndryshme të dhunshme mbi shqiptarët në Kosovë, shkaktoi dhe shpejtoi shpërthimin e luftës së armatosur për liri vendimtare për jetë a vdekje deri në çlirimin përfundimtar, si kudo edhe në Dukagjin e në vendlindjen e Rexhës me rrethinë. Si i tillë, me padurim u kyç në këtë luftë. Në fillim të prillit 1998 Rexha u inkuadrua edhe zyrtarisht në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, së pari si anëtar i shtabit lokal të Carrabregut të Poshtëm, fillimisht i angazhuar në detyrën e udhëheqësit në logjistikë, ku dha kontribut të çmuar, por ishte edhe luftëtar në front, në vendlindje e kudo që pati nevojë, prej ku edhe ra heroikisht në mbrojtjen e pozicioneve luftarake në Carrabreg, bashkë me kushëririn Artanin e mitur, ende pa i mbushur tetëmbëdhjetë vite, në pikën e parë të fshatit, të goditur nga një predhë e armikut, pas një lufte të ashpër, në afërsi 30-40 metrash. Ndërkaq, Haki Ramë Qorraj u plagos rëndë. Rexha ishte largpamës, vizionar, trim, guximtar, i vendosur e i pathyeshëm. Mbi të gjitha, ishte organizator i shkëlqyeshëm i veprimeve kombëtare, logjistike e luftarake. Trupat e Rexhës dhe kushëririt, Artanit, varrosen në varrezat e fshatit dhe rivarrosen me nderime ushtarake në varrezat e dëshmorëve në Gllogjan të komunës së Deçanit.

Rexha la katër fëmijë si drita: Ylberin, Iliridën, Butrintin dhe Blentorin, të cilët po rriten, po shkollohen e po krenohen me heroizmat luftarake të babait të përjetësuar për lirinë e Kosovës dhe për mirënjohjet e rn,arra nga institucione e Shoqatave të dala nga lufta, nivele sh të ndryshme. (Z. Gj.)

Kontrolloni gjithashtu

Fetah Ahmet Gega (5.11.1964 - 2.5.1999)

Fetah Ahmet Gega (5.11.1964 – 2.5.1999)

Më 5 nëntor të vitit 1964, Ahmet Gegës, nga Studençani i komunës së Therandës (ish-Suharekë), i …