leoni

Albin Kurti

Enver Zymberi është dëshmor i sovranitetit të Kosovës, thotë Albin Kurti, por harron se çka kishte thënë dikur

Kryeministri, Kurti, ka përkujtuar policin Enver Zymberi i cili është vrarë në krye të detyrës 11 vjet më parë në aksionin e famshëm në veri të Kosovës. Kurti nga Amerika ku po qëndron bashkë me Vjosa Osmanin e Artane Rizvanollin  ka thënë se Zymberi u vra nga struktura kriminale serbe, që asnjëherë deri sot nuk janë zbuluar dhe nuk janë nxjerrë para drejtësisë. Në nderim të veprës së Enver Zymberit dhe policëve të rënë në detyrë, në mbledhjen e 24-të të Qeverisë, është propozuar që 26 korriku të shënohet si Dita e Policëve të rënë në krye të detyrës. Ka harruar Albin Kurti  e Vetëvendosja si ishin shprehur 12 vjet më parë, duke akuzuar asokohe kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi se i ka dërguar policët drejt vdekjes. “Viktima” e Thaçit, Enver Zymberi, tani Albin Kurtit i  shërben  për të shënuar Ditën e Policëve të rënë.

Kontrolloni gjithashtu

Christopher Hill

Prokuroria për krimet në fushën e teknologjisë, në Serbi, fillon hetimet për kërcënimet që iu kanë bërë, ambasadorit Hill

Një prokurori për krimet në fushën e teknologjisë në Serbi ka filluar hetimet lidhur me …