Edhe sot ka vazhduar gjykimi kundër Salih Mustafës, dëshmitari ndërron dhe ngatërron deklaratat

Eprori i lartë i UÇK-së, Salih Mustafa, e ka dorëzuar kërkesën për mbrojtje të ligjshmërisë në Gjykatën Supreme të Hagës

Eprori i lartë i UÇK-së, gjatë luftës, Salih Mustafa, edhe zyrtarisht e ka dorëzuar kërkesën për mbrojtje të ligjshmërisë në Gjykatën Supreme të Hagës. Në kërkesën e avokatit Julius Von Bone, ai ka kërkuar që Cali të shpallet i pafajshëm ose rasti të kthehet në rigjykim. Kjo sipas tij, duke u bazuar në shkelje ligjore e kushtetuese që janë bërë në dy shkallët e para e ku Mustafa së pari u dënua me 26 vjet burg, kurse Apeli e uli në 22. Sipas ankesës së avokatit të Mustafës, në pikën 1, 2 dhe 3, aktgjykimet e Speciales kanë pasur shkelje të Ligjit, Kushtetutës dhe Konventës për të Drejtat e Njeriut. Në këtë ankesë, theksohet se rasti i Mustafës nuk është gjykuar siç duhet. Kjo duke përmendur dyshimet rreth një vrasje, ku në trupin e viktimës ishte gjetur një plumb i cili nuk dihej se kujt i takonte.

Kontrolloni gjithashtu

Ali Ahmeti flet nga Shipkovica: Është koha të përcaktohemi me platformë, më 8 maj rrethojmë numrin 4

Kryetari i BDI-ë,  Ali Ahmeti në kuadër të takimeve me qytetarë në fushatën parazgjedhore për …