ZRRE-ja

KMDLNj: ZRrE kompenson qytetarët përmes tarifave të reja në prill

Në një Reagim të  KMDLNj-së thuhet se Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka vërtetuar vendimet e gjykatave tjera duke kërkuar që ZRrE t’ua kompensojë qytetarëve të Kosovës shumën prej 40 milionë eurove që në mënyrë të kundërligjshme ua ka vjedhur në periudhën 2012 – 2017 për t’ua paguar rrymën qytetarëve të katër komunave në veri të Kosovës të cilët asnjëherë nuk e kanë paguar rrymën, që nga përfundimi i luftës, deri më sot. ZRrE e ka pranuar këtë vendim por se nuk është deklaruar për mënyrën e kompensimit. Fillimisht bëhej fjalë për 100 milionë të vjedhura e që me alkiminë e këtij rregullatori zhvatës u zvogëlua në 40 milionë. Qeveria aktuale e Kosovës për këtë vendim e ka zgjedhur gjuhën e peshkut – të heshtjes ndonëse nuk ka lënë pa kritikuar vendimet tjera. KMDLNj ka propozuar që kompensimi të bëhet për tre muaj, të bëhet me para të gatshme duke përfshirë kamatat e rregullta bankare dhe ato ndëshkuese, shkallën e inflacionit dhe ngritjen e çmimeve. Ky kompensim do të mbikëqyrej nga një Komision parlamentar i udhëhequr nga opozita e tashme, thuhet mes tjerash  në reagimin e KMDLNJ-së.

Kontrolloni gjithashtu

Izet Mexhiti: Ligji për partitë politike nuk e lejon Vetëvendosjen e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti të veprojë në Maqedoni

BDI: Izet Mexhiti në një vijë me Siljanovskën dhe VMRO-në, i kërcënohet Ali Ahmetit

Izet Mexhiti dhe opozita shqiptare, janë bërënë një vijë me Gordana Siljanovskën e VMRO-së. Madje, …