Erdogan

Erdogan: Jemi zotuar se do t’i sjellim para drejtësisë pjesëtarët e organizatës terroriste “FETO”

Pak kohë pas arrestimit të 6 qytetarëve turq dhe depërtimit të tyre në Turqi, ka ardhur reagimi nga kryetari i këtij vendi, Rexhep Taip Erdogan. Së fundmi, Agjencia jonë Kombëtare e Inteligjencës, në bashkëpunim me inteligjencën e Kosovës kapën gjashtë përfaqësues të lartë të FETO-s në Ballkan, i sollën dhe ia dorëzuan organeve policore. Ne kemi thënë se ata do të ikin, kurse ne do t’i ndjekim dhe sjellim këtu me lejen e Zotit kudo që gjenden. Do të kërkojmë llogari”, citohet të ketë thënë presidenti i Republikës së Turqisë, Rexhep Taip Erdogan. Agjencioni i lajmeve Haber Turk njofton se mësuesit e kolegjit “Mehmet Akif” në Kosovë, Cihan Ozkan, Kahraman Demirez, Hasan Husein Günakan, Mustafa Erdem, Osman Karakaya dhe Yusuf Karabina dyshohet se janë pjesëtar të organizatës “FETO”.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj: Mospërfshirja e Kosovës në votimin e Këshillit të Ministrave, një dështim i madh

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kritikuar ashpër kryeministrim Albin Kurti lidhur me mospërfshirjen e …