Kryetari i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan ka deklaruar se Aleanca Veriatlantike duhet të transformohet, për ta ruajtur stabilitetin global dhe forcat balancuese, me qëllim për të krijuar sa më shumë siguri në botë. Sulmet e fundit terroriste në Turqi, në Bagdad, në Arabinë Saudite tregojnë se siguria ndërkombëtare është bërë shumë e ndjeshme dhe se terrorizmi nuk është pjesë vetëm e Lindjes së Afërme dhe Afrikës. Erdogan beson se Samiti i NATO-s do të bëjë përpjekje ta mbështesë Turqinë në luftën e saj kundër kërcënimeve dhe rrezikimit të rajonit.
Kontrolloni gjithashtu
Zoran Millanoviq e ka fituar mandatin e dytë për kryetar të Kroacisë, pas numërimit të 98.65 për qind të votave
Zoran Millanoviq e ka fituar mandatin e dytë për kryetar të i Kroacisë, pas numërimit …