Bashkëpunimi ekonomik dhe tregtar me Austrinë i shkëlqyeshëm

Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, priti të premtën atasheun për ekonomi të ambasadës austriake në Kosovë, Gerhard Schlattl.

Në takim u bisedua për marrëdhëniet ekonomike në mes të Kosovës dhe Austrisë. Palët konstatuan se bashkëpunimi ekonomik dhe tregtar në mes të dyja vendeve është i shkëlqyeshëm dhe se ka mjaft hapësirë që të rritet më tej intensiteti i bashkëpunimit dhe investimeve.

Ministrja Bajrami e njoftoi mysafirin austriak rreth mundësive që ofron Kosova për investitorët e huaj dhe siguroi që reformat që po ndërmerren nga Qeveria e Kosovës po krijojnë një klimë shumë pozitive për investitorët. Kjo ka bërë që të kemi rritje të volumit të investimeve të huaja direkte në vendin tonë, ka thënë ministrja, Bajrami.

Palët u pajtuan që do të shtojnë angazhimin e përbashkët me qëllim të forcimit të mëtejmë të bashkëpunimit ekonomik në mes të dyja vendeve.

Kontrolloni gjithashtu

Sot në Kuvendin e Kosovës mbahet seanca e jashtëzakonshme e thirrur nga partitë opozitare

Deputetët flasin për detyrimet e mundshme financiare të Kosovës

Kuvendi i Kosovës vazhdon seancën plenare, ku do të diskutohet lidhur me detyrimet e mundshme …