Asociacioni i Komunave Serbe do të jetë njëra nga temat, të cilat priten të diskutohen nga Gabriel Escobar dhe Miroslav Lajçak

Escobar dhe Lajçak, nesër, para se të rrugëtojnë për në Beograd, do të bisedojnë me kryetarët e partive opozitare, në Kosovë

Emisari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe  emisari i BE-së në dialogun Kosovë-Serbi, Mirisllav  Lajçak nesër, para se të rrugëtojnë për në Beograd,  do të bisedojnë me kryetarët e partive opozitare në Kosovë. AAK ka bërë të ditur se në  takimi do mbahet nesër, do të marrin pjesë kryetari i kësaj partie, Ramush Haradinaj bashkë me  nënkryetarin, Ardian Gjini. Ende nuk janë raportuar emrat e zyrtarëve të Lartë të PDK-së dhe LDK-së, të cilët do të marrin pjesë në takimin me emisarët Escobar dhe Llajçak, të cilët kanë ardhur për bisedime në Kosovë, pas tensioneve në veri që u shkaktuan me rastin e hyrjes së  kryetarëve të rinj, shqiptarë, nëpër objektet komunale në Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviq, ku popullata është në shumicë dërrmuese i përket nacionalitetit serb.

Kontrolloni gjithashtu

Kosova dhe Serbia, janë zotuar se më 22 mars do t’i dorëzojnë propozimet e tyre për përdorimin e dinarit në Kosovë

Pas diskutimeve, në Bruksel, Lajçak, paraqiti një dokument kompromisi lidhur me qëndrimet e të dyja palëve për dinarin e Serbisë

Në takimin e fundit të dialogut në Bruksel, Kosova dhe Serbia nuk arritën një marrëveshje …