Pjetër Shala

Në Gjykatën Speciale, në Hagë, ka vazhduar dëgjimi i dëshmitarit të shtatë të Zyrës së Prokurorit në gjykimin kundër Pjetër Shalës

Në Gjykatën Speciale, në Hagë, sot  ka vazhduar  dëgjimi i dëshmitarit të shtatë të Zyrës së Prokurorit në gjykimin  kundër Pjetër Shalës. Kjo është dita e katërt e dëshmisë së tij para trupit gjykues në Hagë. Intervistimi i tij nga avokati i Pjetër  Shalës po zhvillohet në seancë private, ndërsa pritet të përfundojë deri në fund të ditës. Njësoj sikur edhe gjashtë të tjerët, dëshmitari i shtatë, i cili mban kodin 1, është i mbrojtur dhe dëshmia e tij është dhënë kryesisht në seanca të mbyllura për publikun. Pjetër Shala, i cili po qëndron në paraburgim prej marsit të vitit 2021, kishte kërkuar nga trupi gjykues që seancat të mbahen publike, por kjo nuk po lejohet, për gjoja ruajtën e identitetit, të këtyre njerëzve  që kanë identitet por nuk kanë burrëri e dinjitet të tregojnë hapur se çka ka ndodhur me ta. Pikërisht kjo le për të dyshuar se që të gjithë janë dëshmitarë të rrejshëm, të paguar  dhe të instruktuar.

Kontrolloni gjithashtu

Kosova dhe Serbia, janë zotuar se më 22 mars do t’i dorëzojnë propozimet e tyre për përdorimin e dinarit në Kosovë

Pas diskutimeve, në Bruksel, Lajçak, paraqiti një dokument kompromisi lidhur me qëndrimet e të dyja palëve për dinarin e Serbisë

Në takimin e fundit të dialogut në Bruksel, Kosova dhe Serbia nuk arritën një marrëveshje …