Escobar: Vjosa Osmani dhe Albin Kurti na siguruan se nuk duan asnjë përshkallëzim, nuk duan dhunë më 1 shtator

Escobar: Vjosa Osmani dhe Albin Kurti na siguruan se nuk duan asnjë përshkallëzim, nuk duan dhunë më 1 shtator

I dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës  për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar është deklaruar pas takimit që ka zhvilluar me krerët e institucioneve të Kosovës. Ai ka thënë se krerët institucionalë, kryetarja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti e kanë siguruar që nuk duan përshkallëzim të situatës më 1 shtator, ditën nuk nis zbatimi i masës së reciprocitetit. Ata na siguruan se nuk duan asnjë përshkallëzim, nuk duan dhunë në 1 shtator. Pra, tani jemi këtu sot për t’u siguruar që të gjitha ato dëshira të mira dhe gjithë ai optimizëm të përkthehen në të mirë të vendit. Escobari në këtë takim ishte i shoqëruar edhe nga emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë Serbi, Miroslav Lajçak.

Kontrolloni gjithashtu

Rodney Dixon: Veprimet ndaj ish-ushtarëve të UÇK-së duhet kuptuar në kohë lufte

Avokati i ish-kryetarit të Parlamentit të Kosovës, Rodney Dixon, u përgjigj sot pyetjeve të Gjykatës …