Është hapur Panairi i Punës në Ferizaj

Organizuara nga Drejtoria e Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit në bashkëpunim me Oden Ekonomike të Kosovës, Shoqatën e Përpunuesve të Drurit, Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Ferizaj, si  dhe Gizi gjerman, këtë të mërkurë është bërë hapja e panairit të punës. Në këtë panair janë përfaqësuar kompani të ndryshme nga Ferizaj, të cilat ofronin vende të lira të punës për të rinjtë ferizajas. Në hapjen e panairit, nënkryetari i Komunës së Ferizajt, Lulzim Aliu, është shprehur tejet i lumtur me prezencën e kompanive në këtë panair, duke thënë se ky  është  një reflektimi i një iniciative shumë të mirë që ka ndërmarrë Drejtoria e Zhvillimit Ekonomik. E nga ana tjetër, Rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj Agron Bajraktari, ka thënë se është kënaqësi shumë e veçantë që ishin pjesë e këtij organizimi. Ai ka thënë se po mundohen që të bëjnë më të mirën me bizneset e rajonit të Ferizajt. Të pranishmëve me një fjalë rasti në këtë panair ju është drejtuar edhe Arjeta Vula-Pozhegu-drejtore e Shoqatës së Përpunuesve të Drurit, si dhe Kumrije Kelmendi-Aliu, këshilltari nga Gizi-gjerman. Ndërsa Naim Gashi-drejtor i Qendrës Rajonale të Punësimit në Ferizaj, ka njoftuar të pranishmit më të gjitha mundësitë që ofron kjo qendre për punësimin e të rinjve.

May be an image of 3 people and crowd

Kontrolloni gjithashtu

Filloi edhe një projekt i ri rrugor në komunën e Skenderajt

Filloi edhe një projekt i ri rrugor në komunën e Skenderajt, shumë i rëndësishëm për …