Është mbajt mbledhja e III-Të e rregullt e Kuvendit të Komunës së Deçanit

E udhëhequr nga kryesuesi i Asamblesë Haki Shehaj, është mbajte mbledhja e III-të e Kuvendit të Komunës së Deçanit. Për këtë seancë ishte parapa ky rend pune:

  1. Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar,

  2. Shqyrtimi dhe miratimi i iniciativës së Kryetarit të Komunës së Deçanit për financimin e projekteve të bashkëpunimit ndërkomunal në mes Komunës së Deçanit dhe Komunat:Pejë, Gjakovë dhe Junik.

  3. Të ndryshme.

Pas  miratimit të procesverbalit nga mbledhja e kaluar, pika e rendit të ditës: Shqyrtimi dhe miratimi i iniciativës së Kryetarit të Komunës për financimin e projekteve të bashkëpunimit ndër komunal në mes Komunës së Deçanit me Komunat: Pejë, Gjakovë dhe Junik, dhe pas sqarimit të duhur nga Drejtoi i Urbanizmit Ramë Melaj, lidhur më rendësin e këtij bashkëpunimi ndër komunal, kjo pikë e rendit të ditës është votuar unanimisht nga të gjithë Asamblistët. Në të ndryshme më rekomandim të KPF-së janë miratuar dy kërkesa për mbështetje financiarë

  1. Mbulimin e shpenzimeve të K.H.,,Jusuf Gërvalla” Deçan, për kampionatin 2018/2019 vlera e shumë 7,375.00 euro

  2. Mbulimin e shpenzimeve për K.F,,Besa” Irzniq, për sezoni vjeshtorë 2019/2020 në vlerë 6,350.00 euro.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Deçanit ju bënë thirrje të gjithë qytetarëve të sajë që ta shfrytëzojnë kohen e mbetur për regjistrim

Komuna e Deçanit ju bënë thirrje të gjithë qytetarëve të sajë që ta shfrytëzojnë kohen …