leoni

Është mbajt mbledhja e rregullt ë Komitetit për politikë dhe financa në Deçan

Është mbajte mbledhja e rregullt ë Komitetit për politikë dhe financa në komunën e Deçanit e udhëhequr nga kryesuesi i Asamblesë Haki Shehaj. Për ketë takim ishte parapa ky rend punë: Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar, Shqyrtimi i propozimit për orientimin e të hyrave të bartura të vitit 2017 në vitin 2018, Shqyrtimi i kërkesës së Drejtorisë për Urbanizëm dhe Planifikim Hapësinorë për caktimin e taksës vjetore për lëshimin e lejes ndërtimore, Shqyrtimi i kërkesës së Drejtorisë për Urbanizëm dhe Planifikim Hapësinorë për Hapjen e rrugës së re që lidhë rrugën “Himë Mushkolaj-Haxhi Mushkolaj” në Zonën Urbane, Shqyrtimi i propozimit të Drejtorisë për Arsim për ndarjen e pronës së dy shkollave të mesme në Deçan, Shqyrtimi i kërkesave, Të ndryshme. Pas miratimit të procesverbalit nga mbledhja e kaluar  pikat 2, 3 dhe 5 të rendit të ditës  do të diskutohen edhe në seancën e rregullt të  Asamblesë Komunale, ndërsa pika e 4-të e rendit të ditës lidhur më Shqyrtimin e kërkesës së Drejtorisë për Urbanizëm dhe Planifikim Hapësinore për Hapjen e rrugës së re që lidhë rrugën “Himë Mushkolaj-Haxhi Mushkolaj” në Zonën Urbane, më rekomandim të KPF-së është hequr nga rendi i ditës më arsyetim deri në hartimin e hartave zonale. Në pikët të ndryshme, është diskutuar lidhur më  kërkesën  e kryetarit të komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, për ri-shpalljen e zonave me interes për komunën e Deçanit dhe si rekomandim i KPF-së do të diskutohet në seancën e asamblesë komunale. Në asamblenë komunale më rekomandim të KPF-së do të diskutohet edhe kërkesa e OVL-së –UÇK-së në Deçan për ndarjen e parcelës për ndërtimin e shtatores së Dëshmorit të Kombit Beg Rizaj. Po ashtu është aprovuar kërkesa e tri shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së, për furnizim më 300 litra derivate në muaj për kryerjen e shërbimeve mujore. Po ashtu është aprovuar kërkesa për mbështetjen financiare për festivalin  ,,Ardhmëria ‘’ në Deçan i mbajtur në vitin 2017. Në bazë të aprovimit të KPF-së, së vitit 2017  kjo kërkesë është aprovuar në KPF-së.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi në 25-vjetorin e rënies, ka nderuar kujtimin për luftëtarin e UÇK- së dhe dëshmorin e kombit, Sadri Fazli Krasniqi

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, bashku me familjarë, bashkëpunëtorë e miq, në 25-vjetorin …