Komuna e Kaçanikut dhe FSK shprehën gatishmërinë për bashkëpunim gjatë emergjencave dhe fatkeqësive natyrore

Komuna e Kaçanikut dhe FSK, respektivisht Komanda e Batalionit të Parë për Reagim të Shpejt me seli në Gjilan, janë shprehur të gatshëm të bashkërendojnë aktivitetet për kryerjen e çdo detyrë emergjente dhe rasteve tjera të fatkeqësive natyrore që kërkojnë asistencë humanitare. Kryetari i Komunës së Kaçanikut Besim Ilazi e ka çmuar gatishmërinë dhe vullnetin e major Berat Shala, komandant i Batalionit të Parë i Reagimit të Shpejt i Forcës së Sigurisë së Kosovës i cili shoqërohej nga Faredin Ymeri kapiten i FSK-së, për gatishmërinë e batalionit që udhëheq ai të intervenoj, asistoj dhe mbështet Komunën e Kaçanikut me kapacitet e tyre ekzistuese. Major Shala tha se Batalioni për Reagim të Shpejt mbulon 17 komuna të vendit duke përfshirë edhe Kaçanikun, ndërsa njoftoi të pranishmit në takim edhe me misionin, detyrat dhe aktivitetet e Batalionit të Parë i Reagimit të Shpejt i Forcës së Sigurisë së Kosovës me seli në Gjilan. Afrim Halili, komandant i Stacionit të Policisë në Kaçanik i cili ishte i pranishëm në takim tha se Kaçaniku është një nga komunat më të qeta në Kosovë, ndërsa u shpreh i gatshëm të bashkëpunoj me FSK-në edhe Komunën, sikur se edhe deri më tani, në aspektin e sigurisë në raste të rrezikut e fatkeqësive tjera natyrore.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti uron besimtarët ortodoks me rastin e festës së Pashkëve

Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti ka uruar besimtarët ortodoks me rastin e festës …