Është mbajt mbledhja e VII-të e KPF-së në Deçan

Bazuar në nenin 52 të Ligjit për Vetëqeverisje Lokale Nr.03/L-040 dhe nenin 51 të Statutit të Komunës së Deçanit, sot është mbajt mbledhja e VII-të e rregullt e KPF-së. Për këtë takim ishte propozuar ky rend pune:

  1. Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar,

  2. Shqyrtimi i Projekt-Rregullores për përkujdesjen dhe mbrojtjen e fëmijës,

  3. Shqyrtimi i Projekt-Rregullores për Institucionet Edukativo-Arsimore të Komunës së Deçanit,

  4. Shqyrtimi i Model Kodi i Etikës të Komunës së Deçanit,

  5. Shqyrtimi i Propozim-Vendimit për shpallje të pronës me interes për Komunën,

  6. Shqyrtimi i propozimit për themelimin e “Vendgjuetisë së përbashkët Lojza” në Komunën e Deçanit,

  7. Shqyrtimi i propozimit për ndërrimin e Stemës së Komunës (prezantimit bëhet me video projektor në sallë),

  8. Shqyrtimi i kërkesave,

  9. Të ndryshme.

Para miratimit të rendit të ditës me propozim të tri grupeve parlamentare LDK-së, PDK-së dhe PSD-së, është kërkuar se si pikë e rendit të ditës të diskutohet Marrëveshja ndërmjet KK-Deçan dhe KZM në lidhje me rrugën Deçan-Plavë dhe Zbatimi i Kontratës në mes të Komunës së Deçanit dhe kompanisë KELKOS. Të gjitha pikat e rendit të ditës janë diskutuar dhe kanë marrë dritën e gjelbër për diskutim në seancën e rregullt të asamblesë. Po ashtu në të ndryshme është diskutuar kërkesa e Sindikatës se Pavarur te komunës së Deçanit lidhur me pagesën e shujtës ditore për 131 Nëpunës Civil në total në vlerë prej 69,168.00 €.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti i nderon me mirënjohje të pensionuarit Agush Hasani dhe Samet Zuka

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, së bashku me drejtoreshën e Arsimit në Viti, …