Është mbajt mbledhja e XI-të e rregullt e KPF-së në Deçan

Është mbajt mbledhja e XI-të e rregullt e KPF-së në komunën e Deçanit, për ketë takim ishte propozuar ky rend pune:

  1. Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar;

  2. Shqyrtimi i propozimit për dhënie të pronës komunale në shfrytëzim afatshkurtër-Eco Tregu; Njësia Kadastrale P-70505021-00893-0, Zona Kadastrale Deçan;

  3. Shqyrtimi i kërkesës së Drejtorisë për MSH dhe SHP për caktimin e lokacionit për Deponi inerte,

  4. Shqyrtimi i propozimit për caktimin e lokacionit për vendosjen e 4 trafove;

  5. Shqyrtimi i propozimit për caktimin e lokacionit për ngritjen e lapidarit në fshatin Prapaqan,

  6. Shqyrtimi i propozimit për faljen e obligimeve financiare nga tatimi në pronë dhe qeratë për objektet e rrënuara në qytetin e Deçanit;

  7. Shqyrtimi i Planit të Arsimit 2019-2022;

  8. Shqyrtimi i kërkesave,

  9. Të ndryshme.

Pas hapjes së këtij takimi nga kryesuesi i Asamblesë Komunale Dr. Haki Shehaj, dhe miratimit të procesverbalit nga mbledhja e kaluar, të gjitha pikat e rendit të ditës janë diskutuar nga anëtarët e KPF-së, ku dhe kanë marrë sqarimet e duhura nga Kryetari i Komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj. Pas dhënies së sqarimeve të duhura dhe diskutimit nga anëtaret e KPF-së, të gjitha pikat e rendit të ditës kanë marrë edhe miratimin nga anëtaret e KPF-së ku dhe do të diskutohen në seancën e rregullt të Asamblesë Komunale e cila mbahet më datë 27.12.2019 e premte më fillim në ora 10:00.

Kontrolloni gjithashtu

Me ftesë të kryetarit Kastrati udhëheqja e komunës së Meyrinit (Zvicër) po qëndron në Malishevë

Me ftesë të kryetarit të Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, një delegacioni i komunës së …