Brickos

Është mbajt takimi i rregullt i Komitetit të Komuniteteve në Deçan

Komiteti për Komunitete, organ i Kuvendit të Komunës në Deçan ka mbajt takimin e rregullt, ku të pranishëm ishin anëtarët e rregullt të këtij komiteti, përfaqësues nga Policia e Kosovës, UNMIK-ut, KFOR-it dhe OSBE-së. Pas miratimit të procesverbalit nga mbledhja e kaluar, takimin e nisi kryesuesi Muharrem Sadrijaj. Gjatë këtij takimi, janë trajtuar një varg çështjesh, që lidhen me gjendjen e komuniteteve të caktuara në shoqërinë e Deçanit. Shaban Pejqinoviq, nga zyra e ZLK-së i informoi anëtarët e komitetit, për kohën derisa është mbajt takimi i më herët, ku brenda kësaj kohë në komunën e Deçanit ka pas 2 persona të riatdhesuar nga bota e jashtme të komunitetit  Shqiptarë. Ne si zyrë kemi kërkuar që këta persona të përfitojnë nga plani i biznesit për personat e riatdhesuar ku tre prej tyre kanë plotësuar dokumentacionin për të nisur trajnimin për hartimin e planit të biznesit. Ndërsa nga përfaqësuesi i policisë së Kosovës thuhet se brenda kësaj kohe situata në komunën e Deçanit ka qenë e qetë pa ndonjë rast për tu theksuar. Sanije Thaqi bëri të ditur se Brenda muajit që lamë pesë bashkë më OJQ-në JETA në Deçan, kemi vizituar komunitetin RAE ku janë nda 36 paketa më ndihma për këtë komunitet, po ashtu kemi nda edhe karroca për personat më nevojë, si dhe gjera tjera të nevojshme. Po ashtu është bërë e ditur se janë bë përpjekje që për komunitetin  RAE të organizohet shkollë verore por nuk ka interesim nga ky komunitet.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Ferizajt apelon qytetarët për respektimin e orarit të përdorimit të insekticideve

Pas vizitës tek bletari që posedon qindra zgjoje bletësh Rrahim Grainca komuna e Ferizajt ka …