Jakup Krasniqi dhe Skënder Reçica, kanë biseduar me diplomatin amerikan, Stephen Banks

Jakup Krasniqi dhe Skënder Reçica, kanë biseduar me diplomatin amerikan, Stephen Banks

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës për Kosovën, Jakup Krasniqi, bashkë me sekretarin për Marrëdhënie me Jashtë të Nismës, Skender Reçica, kanë takuar sot, Stephen Banks, ushtrues detyre i zv. Shefit të misionit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në Kosovë. Ish kryekuvendari  Jakup Krasniqi, dhe Stephen Banks, ushtrues detyre i zv. Shefit të misionit të ShBA-ve në Kosovë, gjatë këtij takimi të zhvilluar në zyrat e Nismës për Kosovën, diskutuan për situatën pas certifikimit të zgjedhjeve të 11 qershorit. Gjatë këtij takimi, kryetari i Këshillit Kombëtar, Jakup Krasniqi, paraqiti pikëpamjet e tij rreth formimit të shpejtë të institucioneve në mënyrë që të vazhdojnë me procesin e reformave sa i përket agjendës euroatlantike të Kosovës. Po ashtu,  u tha se krijimi sa më parë i institucioneve të vendit është më se i nevojshëm për Kosovën. Në fundit të takimit, të dy bashkëbiseduesit u dakorduan për thellimin e bashkëpunimit dhe komunikimit.

Kontrolloni gjithashtu

Komisioni për Politikë dhe Demokraci i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës miraton raportin për kërkesën e anëtarësimit të Kosovës

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës ka shënuar një hap të rëndësishëm në procesin e …