leoni

Në Deçan është mbajtë mbledhja solemne-përshëndetëse e Kuvendit 2017/2021

Bazuar në nenin 43.1 dhe  nenin 44 të Ligjit për Vetëqeverisje Lokale Nr.03/L-040  dhe nenin 40 të Statutit të Komunës së Deçanit, sot është mbajtë mbledhja e XIV-të, mbledhje solemne- përshëndetëse e Kuvendit të Komunës së Deçanit në mandatin 2017/2021. Edhe kjo mbledhje është udhëhequr nga kryesuesi i Asamblesë Dr.Haki Shehaj. I pranishëm ishte edhe kryetari i Komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, Drejtor të drejtorive komunale, përfaqësuesve të shoqërisë civile.

Për këtë takim ishte propozuar ky rend pune:

Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar,

Përshëndetje-falënderim për punën 4 vjeçare të përbërjes së Kuvendit  2017-2021(fjala e Kryesuesit dhe asamblistëve).

Pas miratimit të procesverbalit nga mbledhja e kaluar, kryesuesi i Asamblesë Dr.Haki Shehaj, i falënderoi për bashkëpunimin në këto 4 vite, Kryetarin, Asamblistët, sekretarin e kuvendit, ekzekutivin komunal, shoqërinë civile, zyrën për Informim, mediat dhe të gjithë akteret të cilët për këto 4 vite dhanë kontribut në të mirë të qytetit të Deçanit e ne veçanti Asamblenë Komunale për marrjen e vendimeve dhe koordinimin pozitë –opozitë, në raste kur ishte edhe e nevojshme për një unanimitet.

Edhe kryetari i komunës z.Bashkim Ramosaj , falënderoi kryesuesin Dr.Haki Shehaj , për përkushtimin tij  si kryesues , pastaj asamblistët  të cilët kanë qen jashtëzakonisht të mirë duke thënë se vendimet e mara për këto 4 vite nga ju kanë ber kthesë të madhe në të mirë të qytetarëve të komunës së Deçanit, andaj falënderim për gjithsecilin veç e veç .

Për këto katër vite punë më përkushtim falënderimet e tyre dhe bashkëpunimin i kanë shpreh edhe një pjesë e asamblistëve nga të gjitha subjektet politike si dhe ekzekutivi komunal.

Ndryshe seanca  e dhënies së betimit për mandatin e ri do të behët më 01.12.2021 më fillim në ora 10:00.

Kontrolloni gjithashtu

U mbajt akademi përkujtimore në nderim të heroit Abaz Thaçi dhe 10 dëshmorëve tjerë nga Drenica

Në Qendrën e Kulturës “Hasan Prishtina” në qytetin e Skenderajt është mbajtur akademi përkujtimore në …