Është mbajtur diskutimi publik lidhur me Draft-Planin e Veprimit për Transparencë në komunën e  Skenderajt 2023 – 2027

Në sallën e asamblesë komunale të Skenderajt është mbajtur diskutimi publik në lidhje me Draft-Planin e Veprimit për Transparencë 2023 – 2027 në komunën e Skenderajt, si një nga hapat e këtij procesi deri në miratimin e tij në Kuvendin Komunal, në të cilin janë bërë të ditura veprimet që Komuna e Skenderajt do të ndërmarrë në funksion të përmbushjes së objektivave të këtij draft-plani. Amir Lushtaku, kryesues i komisionit komunal për hartimin e planit, ka thënë ky dokument i cili buron nga Udhëzimi Administrativ për Transparencë, është hartuar nga komisioni komunal në kordinim me MAPL-në dhe me Kolegjiumin Për Transparencë në kuadër të Asociacionit të Komunave të Kosovës dhe i njëjti është publikuar me kohë në faqen zyrtare të komunës në internet, në faqen e komunës në facebook si dhe në platformën qendrore për konsultime publike. Ky Draft-Plan ngërthen në vete bazën ligjore ekzistuese, dhe parasheh veprime konkrete në funksion të rritjes së transparencës komunale nga të gjitha organet e Komunës së Skenderajt, përfshirë legjislativin dhe ekzekutivin. “Ju ftoj secilin prej jush që dëshiron të paraqesë ndonjë koment, sugjerim apo vërejtje në këtë diskutim publik apo edhe me shkrim, të cilat do të pranohen deri me datë 04.05. 2023, e cila është dita e fundit kur dokumenti do të jetë në konsultim publik dhe pas së cilët komisioni do ta mbajë takimin përfundimtar në të cilin do të diskutohen komentet e qytetarëve“. Pjesëmarrësit kanë diskutuar për këtë plan si dhe për elemente të cilat përmban ky dokument i cili është mjaft gjithëpërfshirës. Pasi të jenë ndërmarrë të gjithë hapat e procesit të konsultimit publik, draft-plani do t’i shkojë për miratim Kuvendit Komunal, dhe pasi të miratohet, do të jetë i obligueshëm për zbatim nga të gjitha organet e Komunës së Skenderajt.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Deçanit ju bënë thirrje të gjithë qytetarëve të sajë që ta shfrytëzojnë kohen e mbetur për regjistrim

Komuna e Deçanit ju bënë thirrje të gjithë qytetarëve të sajë që ta shfrytëzojnë kohen …