Fjala e Naser Pacollit mbajtur më 18 prill, në Akademinë përkujtimore për Ditën e Dëshmorëve të Prishtinës me rrethinë

Njeriu pergjate jetes ndërton veprat e pastaj janë vlerat ato qe mbjellin kujtimet e mira,te shenjta e madheshtore ato për çka ngelin ne kujtesen kolektive te nje kombi dhe perjetesisht fitojne jetegjatesine e nderimit dhe kujtimit qe eshte i perhershm dhe perjetshem. Kombi ynë si gjithëher e në çdo kohë, ka pasur atdhetar te paepur që ishin të gatshëm dhe me vetedije të sakrifikojnë per kombin e atdheun tonë ,e ky shembull përkufizohet me se miri me sakrificën heroike të pa shembullt e unike të komandantit legjendar Adem Jashari dhe familjës se tij e cila përjetësisht do mbetet udhërrefyesi dhe platforma jonë gjithë kombëtare ne rrugetimin tone.

Edhe sot shënuam disa aktivitete në ndërim të veprave sublime të dëshmorëve që po na përbashkojnë dhe po na takojnë si çdo here ,me idealet dhe shpirtrat e tyre të amshueshëm.

Shume nga ne e kemi njohur ndonjërin prej tyre, e permrenda ndjenjave tona jetojn e rrezatojne trimerit heroizmat ,amanetet ,frymarrjet e tyre te fundit.Po ashtu ndjesia e shqisave te duartve tona qe fizikisht u ndame ne vendeprehjet ku pushojne.

Me pastaj erdhi nje kohe e ata na munguan,kuptohet mungese fizke e ajo dite ishte dita e çlirimit te cilen e festuam ne dhe populli me mungesen e tyre fizike por ata ishin dhe mbetën pishtarë në kujtesën e të kombit tonë përjetshëm dhe ikonë e asaj dite qe ata do te jene perheshem shendrites para nesh.

Shume te rene mbeten ne vendprehje aty ku rane ne fushbeteje, tash e 24 vite spo gjejme mirkuptim nga institucionet perkatese ti rregullojme e ti bashkojme ne memoriale aty ku nderimi dhe perkushtimi institucional do te ishte me i kompletuar e qe kjo dukuri rrjedhimisht erdhi per shkak neglizhences e mos punes te perkushtuar qe po behet ne kete drejtim.

Vitin paraprak po ne kete vend kemi perqu mesazh institucioneve e ne veqanti kryetarit aktual se e kemi kohën ,shansin edhe mundësinë të mbeteni model i trajtimit serioz dhe ti jepni fund ktyre dukurive që janë grumbulluar ndër vite e që deri me tani vetëm mirënjohje e respket nuk ishin. E tash ne nuk po i mbajme me shpresat te ju z kryetar por po e leme mbrapa ket vit dhe po mbetemi te lidhur ne besimin ndaj jush qe te pakten vitin e ardhshem te behemi krenar.

Modestia jone na ka hendikepuar per ti kaluar anash nga prioriteti moral e kombetar e qe 24 vite çlirime e sot po flasim per kete fenomen qe ende kemi varreza e memoriale ne gjendje te keqe,e per te kaluar per mireqenjen e familjeve te tyre qeshtjen e banimit si nje qeshtje jetsore e me kushte meritore ku rregulloret komunale dallojne nga komuna ne komune ne disa si raste sociale e ne disa si meritore e ne nuk i perkasim te pares por gjendemi ne kete te dyten.

Per rikujtim dhe kujtimin tuaj te pranishem Ministria per kthim dhe komuniteteve heshturazi dhe pa rrahagjoksi ka ndertuar me dhjetra ndertesa kolektive ne enklava e qe me bugjet te pa kursyer te Republikes tone dhe mijera shtepi banimi per komunitetet e tyre, e ne kemi raste familjet e shume deshmoreve ende jetojne ne kushte te renda banimi e per me ju thane kushte te pa dinitetshme.

Lavdi të gjithë dëshmorëve dhe martirëve të Kombit

Nderim dhe respekt luftëtarve të lirisë

Ju faleminderit

18 Prill 2023

Prishtine

Kontrolloni gjithashtu

Fronti Europian: 8 maji do të jetë Referendum, të rrethojmë numrin 4 për të ardhmen europiane

Fronti Europian sot mbajti konferencë për media ku kandidati për deputet Naim Bajrami ka elaboruar …