Është mbajtur Diskutimi Publik me Kryesues të Këshillave Lokale të Fshatrave të Deçanit për Qarkoren Buxhetore 2023/01

Është mbajtur Diskutimi Publik me Kryesues të Këshillave Lokale të Fshatrave të Deçanit për Qarkoren Buxhetore 2023/01, duke u bazuar në vendimin e Kuvendit të Komunës, të datës 30.05.2022, për formimin e grupeve punuese për organizimin e debateve publike. Drejtoresha për Buxhet dhe Financa, Dafina Cacaj ka mbajtur Diskutimin Publik me Kryesues të Këshillave Lokale të Fshatrave për Qarkoren Buxhetore 2023/01. Takimi u kryesua nga Hajdar Sutaj, kryesues i Kuvendit. I pranishëm në këtë diskutim Publik ishte Kryetari, z.Bashkim Ramosaj, nënkryetari, z.Sami Cacaj, Drejtorë të Drejtorive të Komunës, asambleistë, kryesues dhe përfaqësues të Këshillave të Fshatrave, zyrtarë komunal e qytetarë nga Komuna e Deçanit. Drejtoresha Cacaj, paraqiti të dhënat e përgjithshme sipas Qarkores së parë Buxhetore, se si parashihet të bëhet ndarja e buxhetit.

Ajo tregoj se granti i përgjithshëm i paraparë është 5.583.593 euro, granti specifik për arsim 3.781.507, granti specifik për shëndetësi 1.473.221 euro, për shtëpinë rezidenciale 183.000 euro, që i bie totali i përgjithshëm është 11.021.321. Të hyrat vetanake 1.098.485, që bashkë me të hyrat, buxheti i përgjithshëm i paraparë është 12.113.806 euro. Nga ana e qytetarëve pati diskutime dhe pyetje të ndryshme drejtuar Kryetarit Ramosaj, i cili u përgjigj në secilën prej tyre dhe u mundua të jap sqarimet e duhura.

Kontrolloni gjithashtu

Drejtoria Komunale e Arsimit në Deçan ka filluar me procesin e hartimit të Planit Zhvillimor Komunal të Arsmit 2024 – 2027

Drejtoria Komunale e Arsimit në Deçan ka filluar me procesin e hartimit të Planit Zhvillimor …