Zgjidhen kryetarët e fshatrave Nagac dhe Celinë

Në fshatrat Nagac dhe Celinë të komunës së Rahoveci, komisioni për zgjedhjen e kryetarëve të këshillave të fshatrave, lagjeve urbane dhe vendbanimeve, ka zhvilluar takimet e parapara, ku në të dy lokalitetet u zgjodhën kryetarët e këshillave të fshatrave Nagac dhe Celinë. Arian Gashi u zgjodh me shumicë votash, kryetar i këshillit të fshatit Nagac dhe Muhamet Ramadani, u zgjodh kryetar i këshillit të fshatit Celinë. Poashtu u vendos edhe për përbërjen e këshillit të fshatit dhe numrit të anëtarëve. Takimet për zgjedhjen e kryetarëve të këshillave të fshatrave, lagjeve urbane dhe vendbanimeve të komunës së Rahovecit, organizohen nga anëtarët e Kuvendit Komunal Rahovec dhe Ekzekutivit Komunal.

Kontrolloni gjithashtu

U mbajt takimi përmbyllës i dëgjimeve buxhetore publike për hartimin e buxhetit komunal për vitin 2027.

Në sallën e Kuvendit Komunal të Skenderajt, të premtën me 4 shtator 2026 u mbajt …