Është mbajtur mbledhja e jashtëzakonshme e Bordit të Drejtorëve të KRM“Pastërtia“ Sh.A. në Ferizaj. Në këtë mbledhje është diskutuar gjendja aktuale në kompani dhe pakënaqësitë e shfaqura së fundmi. Në këtë mbledhje, me propozim të Kryeshefit Ekzekutiv, dhe me aprovimin unanim nga Bordi i Drejtorëve, është marrë vendim që të ngritën pagat për 50€ për punëtorët fizik dhe shoferët e kompanisë. Pagat me rritje fillojnë nga muaji maj. Gjithashtu, nga muaji maj do të filloj edhe ngritja e shujtës, vendim ky i marrë më herët, e që në total i bie që pagat e qershorit të dalin me rritje, që në shifra përkthehet rreth 70-75€ më shumë në të ardhurat për kategoritë e lartcekura. Menaxhmenti në përgjithësi, e posaçërisht Kryeshefi është i përkushtuar vazhdimisht në trajtimin dinjitoz të punëtoreve, me ç’rast ka bërë përpjekje të vazhdueshme në lidhjen e kontratave më të favorshme për kompaninë, zgjerimin e terrenit dhe rritjen e numrit të klientëve si dhe rritjen e inkasimit me qëllim progresin në kompani dhe krijimin e kushteve më të mira për të gjithë punëtorët. Si rezultat i kësaj, kompania ka arritë të bëjë lëvizjet e fundit drejt përmirësimit të të ardhurave për disa kategori.