Për 1 javë, Inspektorati komunal në Ferizaj shqipton 11 gjoba për ndotësit e rrugëve

Mbrojtja e mjediseve të përbashkëta nga ndotësit, mbetet përkushtim i Inspektoratit të Komunës së Ferizajt. Së fundmi, në një aksion të gjerë të Inspektoratit të Komunës, duke vepruar sipas denoncimeve të qytetarëve por edhe nga vizitat në terren, vetëm për një javë, inspektorët komunal kanë shqiptuar 11 gjoba për ndotësit e rrugëve, kryesisht me baltë, materiale ndërtimore etj. Kryeinspektori i Komunës së Ferizajt, Feriz Hyseni tha se ky aksion do të vijoj edhe ditëve në vijim, për të rritur vetëdijen e punëkryesve për mbrojtjen e kujdesin ndaj hapësirave publike, gjersa inkurajoi qytetarët që të denoncojnë rastet e tilla.

May be an image of ticket stub and text

May be an image of ticket stub and text

Kontrolloni gjithashtu

U përmbyll me sukses edhe një edicion i festivalit të folklorit “Anadrinia jehon”

U përmbyll me sukses edhe një edicion i festivalit të folklorit “Anadrinia jehon” në komunën …