leoni

Është mbajtur Panairi Ndërkombëtar i Turizmit dhe Sportit në Deçan

Tourism & Sport Fair, mbajtja e këtij panairi shënon një nga ngjarjet më të rëndësishme për bizneset në komunën e Deçanit dhe fushën e turizmit në përgjithësi. Belle Resort si një nga destinacionet më atraktive dhe premtuese të turizmit në Deçan, pati mundësi që përmes kësaj pjesëmarrje dy ditore në këtë panair, të shpalosë vlerat dhe atributet që e karakterizojnë si resort. Të interesuarit patën mundësinë që të marrin më shumë informata rreth këtij resorti, të shohin disa nga pamjet e mrekullueshme, si dhe patën mundësinë të provojnë disa nga ushqimet tradicionale dhe pijet që ofron ky resort. Me motive të kulturës dukagjinase, duke filluar nga mikpritja deri tek ushqimet,Belle Resort përfaqëson një nga vendet më atraktive dhe interesante në të cilin gërshetohet tradicionalja dhe modernia, e kjo e bën një vend akoma më tërheqës dhe në panaire të tilla shtyn numër të madh pjesëmarrësish që të interesohen për këtë resort. Ky panair mundësoi që Belle Resort të prezantonte para të interesuarve vlerat për të cilat njihet dhe e bëjnë aq të pëlqyeshëm nga vizitorë jo vetëm vendor por edhe të huaj. Pjesëmarrja e Belle Resort në këtë panair dhe në panaire të kësaj natyre do rritë interesimin e individëve dhe padyshim do ketë rol aktiv edhe në ngritjen e turizmit në Komunën e Deçanit.

May be an image of 6 people, petfood and text that says 'BELLE RESORT DR CERTIFICATE'

Kontrolloni gjithashtu

Konstituohet kuvendi i fëmijëve të komunës së Rahovecit

Në sallën e Kuvendit Komunal të komunës së Rahovecit u konstituua Kuvendi i fëmijëve, në …