leoni

Është mbajtur sesioni informues “Kosovo Youth Participation”  në Komunën e Junikut

Sot në ambientet e komunës së Junikut është bërë prezantimi i Projektit “Kosovo Youth Participation”, i cili do të realizohet në komunën e Junikut, ku një ndër qëllimet e projektit është që të rrisë pjesëmarrjen e të rinjve në proceset vendimmarrëse, në komunitetet lokale dhe në nivel qendror. Të rinjve Junikas do tu ofrohen mundësi për rritjen e kapaciteteve dhe përgatitjen profesionale nga ekspertë të fushës për aftësi mbi temat:

  • të drejtat e njeriut

  • aftësitë e përfaqësimit

  • teknikat e avokimit

  • aktivizimi rinor

  • mobilizimi dhe përfshirja në ndryshimet shoqërore.

  • Teknologjia Digjitale

  • Angazhim social dhe kreativ

Kryetari i Komunës së Junikut z. Ruzhdi Shehu shprehu falënderim për përfaqësuesit e organizatës “Kosovo Youth Participation”, të cilët kanë shprehur interesim për bashkëpunim me komunën e Junikut dhe shprehu gatishmëri që të përkrah në çfarëdo mënyre këtë projekt vetëm qe te rinjtë e Junikut të fitojnë përvoje profesionale e cila do të kontribuoj ne karrierën e tyre në të ardhmen.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti uron besimtarët ortodoks me rastin e festës së Pashkëve

Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti ka uruar besimtarët ortodoks me rastin e festës …