Është mbajtur takim me OJQ “Organizatën Kosovare për Talent dhe Arsim -TOKA”

Është mbajtur takim me OJQ “Organizatën Kosovare për Talent dhe Arsim -TOKA” bashkë me Klubistët e Klubeve të Debatit të SH.M.P “Tafil Kasumaj” dhe gjimnazit “Vëllezërit Frashëri” në Deçan. Në këtë takim i pranishëm ishte edhe kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosdaj. Kjo organizatë ka për qëllim promovimin e zhvillimit të të rinjve përmes metodave të edukimit jo-formal dhe edukimit të bazuar në përvojë. Si rezultat i mbajtjes së takimeve me Klubistët të dy Klubeve të Debatit, ne kemi menduar për mënyrat se si ne vetë mund të bëhemi akterë të ndryshimit në komunitetin tonë. Komuna e Deçanit mirëpret çdoherë aktivitete të tilla nga nxënësit e shkollave, të cilat ndihmojnë dhe zgjerojnë njohuritë dhe përfshirjen e tyre në fusha të ndryshme.

Kontrolloni gjithashtu

Në komunën e Rahovecit mbahet mbledhja e KKSB, e treta për këtë vit

Kryesuesi i mbledhjes, Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, theksoi se situata e përgjithshme …