Është krijuar Këshilli i Paqes dhe janë emëruar ambasadorët e paqes në komunën e Deçanit

Federata Universale e Paqes është një aleancë globale e individëve dhe organizatave të përkushtuara për të ndërtuar një botë të paqes, një botë në të cilën të gjithë mund të jetojnë në liri, harmoni, bashkëpunim e bashkëprosperitet për të gjithë. Kjo organizatë është partnere e OKB-së dhe është e vetmja organizatë që ka statut të veçantë në OKB. Këtë çmim e kanë marrë personalitete të njohura në botën e politikës, kulturës e fushave të tjera të cilët kanë kontribuar për demokraci dhe paqe në botë. Për ta marrë këtë titull, çdonjëri duhet të ketë kontribuar për paqen dhe demokracinë, andaj në bazë të këtyre kritereve me këtë titull ambasadorë të paqes në komunën tonë,u emëruan këta persona:

  1. Bashkim Ramosaj – Kryetar i Komunës

Pjesëmarrës në lëvizjen politike 1989-1997, i angazhuar në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, anëtar i themelimit të AAK-së, anëtar i kolegjiumit të ekspertëve të administratës, hartues i planeve dhe strategjive zhvillimore në komunën e Deçanit për një Deçan unik, ekologjik e turistik.

  1. Nazmi Selmanaj

Ish kryetar i komunës ,i burgosur nga regjimi i atëhershëm dhe asnjë çast nuk e ndali aktivitetin për liri, duke u angazhuar në luftën e UÇK-së.

  1. Musa Berisha

I angazhuar tërë jetën në mbrojtjen, promovimin dhe lirinë e të drejtave të njeriut, ishte raportues në terren gjatë luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, koordinator dhe monitorues i proceseve zgjedhore në Kosovë, ka botuar një varg shkrimesh, si raporte, vështrime e analiza për të zhdukurit gjatë luftës.

  1. Safete Gacaferi

Një jetë në shërbim të avancimit të gruas dhe fuqizimin e saj në shoqëri.

  1. Jashar Dobraj

Drejtor i Drejtorisë për Administratë, ish i burgosur politik në vitet e 80-ta dhe i plagosur në demostrata të vitit 1989, luftëtar i UÇK-së, shembull për profesionalizëm në punë.

  1. Enver Cacaj

I angazhuar në forcimin e kapaciteteve menaxheriale të të rinjve dhe organizatave rinore në fushën e menaxhimit dhe lidershipit, dhënie të kosulencave ligjore, hartues i rregulloreve dhe akteve juridike në Komunën e Deçanit.

  1. Ajne Ibërhysaj

E angazhuar në prurjen dhe hartimin e projekteve në të mirë të Komunës dhe shoqërisë në përgjithësi.

Një artiste, poete, ambientaliste e rrallë!

Të nderuar me  praninë e anëtarëve të Federatës.

Znj. Mihrije Hoti – kryetare e Këshillit Rajonal

Znj.Ejona Icka – sekretare e përgjithshme e Federatës së Paqes dhe anëtarët e tjerë. Po ashtu, në kuadër të kësaj dite u zhvillua edhe aktiviteti “Peace Road” me çiklistët e komunës tonë, të cilët çikluan nga qendra e qytetit deri në Carrabreg.

Mund të jetë një imazh i 8 persona dhe njerëz në këmbë

Kontrolloni gjithashtu

Në komunën e Rahovecit mbahet mbledhja e KKSB, e treta për këtë vit

Kryesuesi i mbledhjes, Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, theksoi se situata e përgjithshme …