Brickos

VAZHDUAN TAKIMET NË FORTESË, SAPNIQ DHE XËRXË

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, në mbështetje të nenit 68, paragrafi 68.1 i Ligjit Nr.03L-40 për Vetëqeverisje Lokale të Republikës së Kosovës (Gazeta zyrtare e Republikës së Kosovës Nr.28/2008), nenit 17 dhe nenit 18 paragrafi 1, pika 1.7, të Statutit të Komunës së Rahovecit Nr. 1005, të datës: 29.03.2017, Udhëzimit Administrativ (MAPL) Nr.06/2018 për Standardet Minimale të Konsultimet Publike në Komuna, vazhdon takimet publike me qytetarë për kërkesat e tyre dhe ecurinë e projekteve. Takimet publike u mbajtën në fshatrat Fortesë, Sapniq dhe Xërxë, më 30.5.2022. Kryetari Latifi paraqiti para banorëve projektet të cilat janë përfunduar, ato në proces dhe planet dhe projektet e planifikuara për vitet në vijim bazuar në projeksionet buxhetore. Ndër kërkesat të cilat banorët paraqitën ishin: Ndërtimi i shkollës në Xërxë, rregullimi i shtretërve të përrenjve, ndryshimi i statusit të AMF-së në Xerxë, vazhdimi i kanalizimit, ndriçim, rrugë fushore, kubëzim i rrugëve lokale, rrethrrotullimi në Sapniq, etj.

Kontrolloni gjithashtu

Në komunën e Rahovecit mbahet mbledhja e KKSB, e treta për këtë vit

Kryesuesi i mbledhjes, Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, theksoi se situata e përgjithshme …