KOMUNA E RAHOVECIT E DYTA NË KOSOVË PËR TRANSPARENCË, AVANCON PËR TRE POZITA

Komuna e Rahovecit shënon rritje në Indeksin e Transparencës për Qeverisjen Komunale të Institutit Demokratik të Kosovës (KDI) për vitin 2021, duke u renditur në vendin e dytë nga vendi i pestë ku ishte në vitin 2020, në mesin e të gjitha komunave në Republikën e Kosovës. Ky rezultat nxirret nga 87 tregues të KDI-së, të shtrirë në tetë politika publike si prokurimi publik në nivel komunal, buxhetimi dhe financat publike, qasja në dokumente dhe informacion publik, pjesëmarrja publike, grantet dhe subvencionet, etika profesionale dhe konflikti i interesit, menaxhimi i pronës publike, ndërmarrjet dhe organizatat komunale. Ndonëse 2021 një vit pandemie, Komuna e Rahovecit për asnjë herë të vetme nuk gjeti justifikime për të hequr dorë nga llogaridhënia publike. Ky është një sukses i radhës për Komunën tonë, e cila po sofistikon për çdo ditë e më shumë mekanizmat që mundësojnë qeverisjen me transparencë para qytetarëve dhe organizatave monitoruese. Përveç transparente, Komuna e Rahovecit përfshin qytetarët në qeverisje, duke i bërë ata pjesë të vendimmarrjes, përmes pranimit së propozimeve, këshillave si dhe kritikave të tyre. Ky është një sukses i të gjithë qytetarëve të Rahovecit, që interesohen për qeverisjen komunale si dhe i të gjithë punëtorëve të administratës dhe drejtorëve të drejtorive përkatëse, për punën e palodhshme, me etikë dhe integritet të lartë. Falënderojmë Institutin Demokratik të Kosovës (KDI) dhe SlovakAid – Asistenca Zyrtare për Zhvillimin e Republikës Sllovake për vlerësimin korrekt të punës së Komunës sonë, përmes Indeksit të Transparencës për Qeverisjen Lokale, që është lansuar sot.

Urime të gjithë qytetarëve të Rahovecit!

Kontrolloni gjithashtu

Në komunën e Rahovecit mbahet mbledhja e KKSB, e treta për këtë vit

Kryesuesi i mbledhjes, Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, theksoi se situata e përgjithshme …