leoni

Është ndarë nga jeta atdhetari i devotshem i çështjes kombëtare dhe letrati i njohur Abdyl  Kadolli në moshën 73 vjeçare

Është ndarë nga jeta atdhetari i devotshem dhe letrati i njohur Abdyl Kadolli në moshën 73 vjeçare

Veprimtari Emrush Xhemajli ka bërë të ditur se është ndarë nga jeta atdhetari i devotshem i çështjes kombëtare dhe letrati i njohur Abdyl  Kadolli në moshën 73 vjeçare. “Më 16 prill 2019 ne moshën 73 vjeçare vdiq atdhetari i devotshem i çështjes kombëtare dhe letrati i njohur Abdyl Kadolli. Ai u lind më 10 nëntor 1946 në Bukosh të Therandës. Ka mbaruar më 1974 studimet pasuniversitare të letërsisë në Prishtinë ku edhe ka jetuar e vepruar. Ai ishte aktiv në luftën për liri, çlirim, vetëvendosje e bashkim kombëtar. Ishte pjestarë i Lëvizjes Popullore të Kosovës dhe mbështetës i flaktë i UCK-së. Në veprimtarinë atdhetare ai ishte angazhuar me gjithë familje. Banesa e tij në Prishinë ishte një nga bazat e fshehta të LPK-së gjatë kohës së okupimit serbo – jugosllav. Njëkohësisht Ai ishte aktiv në veprimtaritë legale civile gjatë viteve ’90 të shekullit të kaluar. Në këtë kohë Ai kreu me sukses detyren e Sekretarit të Përgjithshëm të Forumit të Intelektualëve Shqiptarë me seli në Prishtinë. Gjithashtu është marrë me shkrime letrate. Deri më tash janë botuar këto vepra të Tij: “Këmisha e zjarrit”, poezi, “Rilindja”, Prishtinë, 1998. “Ora kombëtare”, publicistikë, “Ars”, Prishtinë, 2001. Një kohë ka punaur në Redaksinë e gazetës “Zëri i Kosovës“ ndërsa nga viti 2010-2019 ka qenë redaktor e kryeredaktor i revistës letrare “Metafora” të LSHK-së, ndërsa nga viti 2013-2017 edhe anëtar i Kryesisë së Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës. Ceremonite mortore per Abdyl Kadollin mbahen të ejten, më datën 18 prill 2019. Ora 12 mbahet Akademi Perkujtimore në Insitutin Albanologjik ndërsa ora 15 bëhet varrimi i Tij te varrezat e qytetit të Prishtinës në lagjen Arbëria”, ka shkruar Xhemajli.

Kontrolloni gjithashtu

Isa Mustafa: Nuk njoh ndonjë qeveri që i ka mbijetuar shkeljeve të marrëveshjeve dhe mospërfilljes së Amerikës

Isa Mustafa kritikon Osmanin dhe Kurtin: Për katër vite folën vetëm për luftë, jo për problemet reale të vendit

Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka drejtuar kritika të ashpra ndaj presidentes Vjosa Osmani dhe …