Është nënshkruar kontrata për infrastrukturë në Lagjen Taslixhe

 

Është nënshkruar kontrata për infrastrukturë në Lagjen Taslixhe të komunës së Prishtinës, e cila përfshin punët në Rrugën  Xhavit Ahmeti 1km, krahët e rrugëve Fatmir Gjata e Sadete Mekuli, rruga Ulqini 230 m, rruga Leka i Madh 553 m, rruga Ali Pashë Gucia 317 m, rruga Ibrahim Lutfiu – Nazim Gafurri 1200 metra, rruga Ymer Paqarrizi 314 m dhe kanalizimin në rrugën Igballe Prishtina.

Vlera e kontratës është 310,000 euro me të cilën dukshëm do të përmirësohet infrastruktura në Taslixhe të komunës së Prishtinës. Kështu ka njoftuar në një postim të tij në facebook, nënkryetari i komunës së Prishtinës Selim Pacolli.

Kontrolloni gjithashtu

Smajl Latifi: Mërgimtarët janë pjesë e pandashme e zhvillimit të komunës sonë

Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi në postimin e tij në facebook, ka …