Është pensionuar njëri ndër punëtorët më të dalluar të Komunës së Skenderajt, Ahmet Tahiraj

Me një ceremoni të veçantë, në të cilën kanë marrë pjesë nënkryetari i komunës së Skenderajt, Gjenerali Sami Lushtaku, drejtori i Arsimit, Kastriot Duraku, ish-drejtorë komunal, zyrtarë të komunës e familjarë, është pensionuar njëri ndër punëtorët më të dalluar të Komunës së Skenderajt, Ahmet Tahiraj. Zyrtari, Ahmet Tahiraj, ka dhënë kontribut të madh për çështjen kombëtare, si i burgosur politik dhe si ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Në rrugëtimin e tij në arsim, ka ushtruar disa funksione, si: mësimdhënës, drejtor shkolle dhe së fundi, karrierën e tij e përmbylli si zyrtar në Drejtorinë Komunale të Arsimit në Skenderaj. Nënkryetari Lushtaku, me një fjalë përshëndetëse në emër të komunës së Skenderajt e ka falënderuar Ahmet Tahirajn për punën e tij, duke i dëshiruar shëndet të mirë dhe jetë të gjatë!

May be an image of 3 people and text

Kontrolloni gjithashtu

Po vazhdon regjistrimi i të gjithë qytetarëve të Deçanit, atyre që jetojnë brenda Kosovës dhe pjesëtarëve të Diasporës

Po vazhdon regjistrimi i të gjithë qytetarëve të Deçanit, atyre që jetojnë brenda Kosovës dhe …