Është përkujtuar dëshmori i kombit Malush Ahmeti në Rezallë, në 24 vjetorin e rënies së tij

Është përkujtuar dëshmori i kombit Malush Ahmeti në Rezallë, në 24 vjetorin e rënies së tij, me ç’rast janë bërë homazhe dhe vendosur lule të freskëta te varri i heroit të lirisë së Kosovës. Në këtë aktivitet kanë marrë pjesë kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, gjenerali Sami Lushtaku, drejtorët komunal, anëtarë të Kuvendit, bashkëluftëtarë të Malushit, përfaqësues të shoqatave të luftës dhe banorët vendës. Po ashtu, është kremtuar edhe dita e shkollës që mban emrin e Malush Ahmetit, ku nxënësit e saj kanë organizuar një program kulturo-artistik. Kryetari Nura i ka uruar nxënësit dhe mësimdhënësit me rastin e ditës së shkollës, duke iu dëshiruar suksese të reja në procesin e mësimnxënies dhe mësimdhënies.

Lavdi dëshmorit Malush Ahmeti!

Mund të jetë një imazh i 3 persona dhe teksti

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi në 25-vjetorin e rënies, ka nderuar kujtimin për luftëtarin e UÇK- së dhe dëshmorin e kombit, Sadri Fazli Krasniqi

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, bashku me familjarë, bashkëpunëtorë e miq, në 25-vjetorin …