Është përkujtuar në Arllat dëshmori i kombit, Abedin Bujupi në 20-vjetorin e rënies heroike të tij

Është përkujtuar në Arllat dëshmori i kombit, Abedin Bujupi, në 20-vjetorin e rënies heroike të tij

Të shtunën është shënuar 20 vjetroi i rënies së dëshmorit të kombit, Abedin Bujupi. Për të nderuar veprimtarinë e luftëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Abedin Bujupi, kurora lulesh tek varri i tij në Kleçkë ka vendosur kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, bashkëluftëtarët e Abedinit, familjarë, nxënësit dhe mësimdhënës e Shkollës së Arllatit e cila e mbanë emrin e dëshmorit dhe qytetarë të shumtë. Nderime janë bërë edhe tek lapidari i dëshmorit në fshatin Negroc. Abedin Bujupi ka rënë 20 vite më parë në fshatin Negorc të Drenasit, derisa i vetëm luftonte përball makinerisë së blinduar të armikut. Bujupi është ushtari emblematik i UÇK-së, i cili nuk iu dorëzua persë gjalli qindra ushtarëve të armikut, të cilët me mjetet të blinduar e kishin rrethuar, ndërsa luftoi i vetëm derisa kishte municion, raporton ksp. Emrin e Abedinit, veç shkollës së fshatit të lindjes së tij në Arllat, e mban edhe djali i tij, Abedini i ri, i cili ka lindur disa muaj pasi ka rënë në altarin e lirisë luftëtari i lirisë. Pas rënies së Familjes Jashari dhe komandantit Legjendar të UÇK-së, ai erdhi nga Gjermania për t’iu bashkuar radhëve të UÇK-së. Abedini kreu shumë misione të rëndësishme ushtarake, që i ishin caktuar nga komanda e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së.

Kontrolloni gjithashtu

Këshilli Gjyqësor i Kosovës angazhon 30 gjyqtarë në nivel vendi për ditën e zgjedhjeve të cilët do të jenë kujdestar

Seanca fillestare ndaj Muharrem Ibrajt për krime lufte në Gjakovë zhvillohet në mungesë

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, është mbajtur seanca fillestare ndaj Muharrem Ibrajt, i akuzuar për …