Është përuruar salla e re e edukatës fizike në SHML “12 Maji” në Ratkoc

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, në prani të drejtorit të shkollës, mësimdhënësve, nxënësve, kryetarit të fshatit dhe qytetarëve, ka përurua sallën e re të edukatës fizike në Shkollën e Mesme të Lartë “12 Maji” në Ratkoc. Salla e edukatës fizike është projekt i qeverisë së Republikës së Kosovës, përkatësisht Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës. Kjo sallë e bukur e edukatës fizike së bashku me fushën sportive të jashtme ishin nevojë e kahershme për zhvillimin e aktiviteteve sportive nga nxënësit e kësaj shkolle. Kryetari Latifi me këtë rast i ka uruar të gjithë mësimdhënësit dhe nxënësit e Shkollës së Mesme të Lartë “12 Maji”!

Kontrolloni gjithashtu

Skenderaj po bëhet gati për marshin protestues “Kosova po pret”

Kryetari i komunës së Skenderajt, z.Sami Lushtaku përmes një postimi të tij në facebook, ka …