Brickos

Është rivorrosur në vendin e tij në Pozhar, Demë Ali Pozhari

Në Pozhar të komunës së Deçanit ishin tubuar shumë Familje të Dëshmorëve, Invalidëve, Veteranëve, të Zhdukurve, përfaqësues të Institucioneve dhe shumë qytetar, për të nderuar ceremoninë e rivorrimit të luftëtarit dhe patrioti i madh Demë Ali Pozharit, i cili ishte i varrosur në Stamboll të Turqisë. Në këtë ceremoni ishte i pranishëm edhe kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, i cili tha se, Historia jonë, lavdia jonë, aktivitetet tona, e pëpjekjet për liri, janë ligjërim i brezave të tërë, të përcjellura si porosi, si amanet. Këto ligjërime na kanë frymëzuar, na kanë burrëruar, e na kanë lidhë shumë për këtë vend. Demë Ali Pozhari, e ndezi një zjarr që su shua kurrë, ky zjarr u vazhdua nga shumë breza,  deri te brezi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Na bashkoj edhe një herë Demë Ali Pozhari, me ëndërrën e tij, e të brezit të tij tashmë në Kosovën e lirë. Demë Ali Pozhari, mirë se u ktheve në Pozhar të Deçanit, afër pasardhësve tu! Lavdi përjetësisht! Ka nënë ndër të tjera kryetari Ramosaj.

Fotografia e Bashkim Ramosaj

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Aliu priti në takim delegacionin nga Gjermania

Kryetari i komunës së Ferizajt, Agim Aliu, ka pritur në takim delegacionin nga Gjermania, me …