Ramush Haradinaj

Haradinaj: Është e pabesueshme që po vihen gurthemelet e “universitetit paralel” në kohën kur Kosova po drejtohet nga Albin Kurti

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka drejtuar kritika në adresë të kryeministrit, Albin Kurti. Gjatë takimit me strukturat e degës në Deçan, ish kryeministri, Ramush Haradinaj ka thënë se është i pabesueshëm lajmi se po vihen gurthemelet e “universitetit paralel” në kohën kur Kosova po drejtohet nga Albin Kurti. “Në kohën e Qeverisë Haradinaj nëse ndonjë zyrtar i Serbisë është lazdruar në Kosovë ju e dini se si e ka trajtuar ligji këtu. Por është e pa besueshme që me ardhë prej Serbie me të nisë gurthemel të universiteti në Mitrovicë, e pabesueshme. A ma tregoni një punë të qeverisë Kurti, përveç që I ka ndalë paret për rrugën e Plavës, që po i ndal projektet, që i ka ndalë shtesat për personel mjekësor. Prandaj bëni çmos të forcohemi, ka qenë gabim të besojmë se dikush do ta dojë Kosovën si e doni ju. Besomëni qeverisja Haradinaj është shumë herë më e mirë se qeverisja Kurti, e nuk e kemi pas këtë shumicë. Me të ardhur, kemi siguruar prodhim të energjisë elektrike, atë kohë s’është prodhuar asnjë megavat në KEK, e kam ndalë blerjen e energjisë prej Serbisë. Me një shumicë të ndjeshme e kemi bërë ushtrinë e Kosovës, që është garanca mos me qenë si Afganistani”, ka theksuar mes tjerash lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Qeveria e Kosovës është nën presion për miratimin e Projekt -Statutit të Asociacionit për anëtarësim në Këshillin e Evropës

Gjendja dhe rrethanat politike në Kosovë lidhur me Projekt-Statutin e Asociacionit të Komunave Serbe dhe …