Është shënuar aktiviteti “Ditët e kullave të Junikut“ për nderë të jubileut të 110 vjetorit të Kuvendit të Junikut

Sot, në vazhdën e aktiviteteve jubilare për nder të 110 vjetorit të Kuvendit të Junikut, është shënuar aktiviteti i radhës   “Ditën e kullave të Junikut”. Këtë aktivitetin e hapi Kryetari i Komunës së Junikut z. Ruzhdi Shehu i cili theksoj se Kulla është ndërtesë unike dhe autentike. Ajo lindi në rrethana të caktuara historike, në përpjekjet për jetë dhe mbijetese. Duke shprehur interesimin për ruajtën e vlerave dhe historisë. Kemi parë plot shembuj të mirë gjatë këtyre viteve. Prandaj, Komuna e Junikut do të bëj çmos që ta ruaj secilën nga kullat e mbijetuara si dëshmi për historinë e këtij regjioni. Në këtë eveniment është prezantuar ekspozitë me fotografi të cilat prof.Zeqë Gaxherri i prezantoj para të pranishmëve dhe të cilat paraqesin gjendjen e vështir të shkollave dhe zhvillimin e mësimit në kulla për arsye të demolimit , djegës së shkollave në Junik nga lufta e fundit.

Fjalimi i plotë i Kryetarit të Komunës z. Ruzhdi Shehu

Të nderuar qytetarë, mërgatë e dashur. Sot, në vazhdën e aktiviteteve jubilare për  nder të 110 vjetorit të Kuvendit të Junikut, jemi mbledhur që të shënojmë këtë ditë si  “Ditën e kullave të Junikut. Kulla është ndërtesë unike dhe autentike. Ajo lindi në rrethana të caktuara historike, në përpjekjet për jetë dhe mbijetese. Ajo përfaqëson një shkallë të lartë të përsos-shmërisë arkitektonike të arritur nga mjeshtri popullor. Shtrirja hapësinore funksionale ishte një arritje tjetër e kohës duke ngërthyer funksione të ndryshme, në radhë të parë hapësirën për anëtaret e familjes, ekonomitë familjare (bagëtinë dhe të korrurat) si dhe duke siguruar hapësirën qendrore, Odën e Burrave, si institucioni kryesor social. Oda është vendosur në katin me të lartë, me qasje të veçantë nga rruga. Kulla paraqet gjithashtu nivelin e lartë të mjeshtërisë,  gdhendja e gurit, dhe e drurit. Mjeshtri popullor i dha tepër rendësi gurëve këndor si dhe detajeve të drurit në dyshekllak dhe odën e burrave. Kulla është simboli qëndresës dhe mbijetesës kombëtare.  Brenda atyre mureve të gurta është ruajtur dhe kultivuar identiteti politik, kulturor dhe shoqëror i etnisë shqiptare, e cila falë rilindëseve dhe patriotëve kulmoi  në  komb ndërtim dhe shtet ndërtim. Kulla ishte vatra e familjes, e familja ishte institucioni i shenjtë i shqiptarëve gjatë shekujve të rezistencës. Familja ishte streha, mbështetja, siguria, edukimi dhe ngjizja e ideve të lirisë dhe rezistencës. Juniku është qendra, bërthama, vendi i kullave ku  janë ndërtuar qindra kulla, secila me rolin dhe historinë e vet,  gjitha se bashku kontribuuan në ruajtjen e traditës dhe identitetit. Nga këto kulla, nisi edhe kushtrimi i Kuvendit të Junikut që kulmoi me Pavarësinë e Shqipërisë. Kullat u bën fortifikata edhe në luftën e fundit që kulmoi me çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës. Sot, në rrethana të reja, kullat gradualisht kanë humbur rolin e funksionit. Struktura sociale, ekonomike dhe materialet bashkëkohore kanë bërë që nevojat sot janë për shtëpi me të vogla dhe me funksionale. Kështu, kullat sot paraqesin një trashëgimi kulturore te cilat na sjellin afër historinë dhe përpjekjet për liri. Si të tilla, ne duhet ti ruajmë, dhe ti kthejmë si resurs për zhvillim ekonomik sidomos në fushën e turizmit. Kullat sot ofrojnë mundësi për funksione të reja, siç  janë bujtina, biblioteka ose muze. Kemi parë plot shembuj të mirë gjatë këtyre viteve. Prandaj, Komuna e Junikut do të bëj çmos që ta ruaj secilën nga kullat e mbijetuara si dëshmi për historinë e këtij regjioni.

Mund të jetë një imazh i 4 persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të brendshme

 

Kontrolloni gjithashtu

U përmbyll me sukses edhe një edicion i festivalit të folklorit “Anadrinia jehon”

U përmbyll me sukses edhe një edicion i festivalit të folklorit “Anadrinia jehon” në komunën …