Komuna e Rahovecit dhe organizata ndërkombëtare ASB nënshkruan marrëveshje për financimin e dy Projekteve

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, së bashku me përfaqësuesit e Organizatës Ndërkombëtare ASB (Arbeiter – Samariter – Bund Deutscheland), ka nënshkruar sot marrëveshjen e bashkëpunimit për financimin e dy projekteve të rëndësishme për komunën e Rahovecit, ku hyjnë funksionalizimi dhe rregullimi i hapësirës së jashtme të Qendrës për Qëndrim Ditor për të Moshuarit, si dhe furnizimi i OJQ-së “Hareja” me pajisje të teknologjisë së informacionit. Vlera e projektit “Përkrahje Shumë – Dimensionale Socio – Ekonomike për familjet në nevojë dhe institucionet” është 10,000.oo €uro, 70 % e të cilave do të mbulohen nga organizata ASB, që përkrahet nga Qeveria e Gjermanisë, ndërkaq 30 % nga Komuna e Rahovecit. Kryetari Latifi i ka falënderuar përfaqësuesit e organizatës si dhe Qeverinë Gjermane për përkrahjen e vazhdueshme të komunës së Rahovecit.

Mund të jetë një imazh i 2 persona dhe njerëz në këmbë

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi mbajti mbledhjen e radhës me drejtorët e drejtorive

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, mbajti mbledhjen e përjavshme me drejtorët e drejtorive, …