Është vënë gurthemeli i Subqendrës në Qirez të Skenderajt

Ka filluar edhe zyrtarisht realizimi i premtimit të Qeverisjes lokale në Skenderaj, për ndërtimin e Subqendrës në Qirez, teksa solemnisht vënien e gurthemelit e kanë bërë dy burrat e respektuar nga kjo anë, Sheremet Sejdiu e Brahim Rexhepi, pas të cilëve edhe kryetari i Komunës së Skenderajt Fadil Nura, nënkryetari Sami Lushtaku, ish-komandanti Jakup Nura, deputeti i Parlamentit të Kosovës, Mergim Lushtaku dhe asamblistët e Kuvendit Komunal, Liridona Koci e Fikret Rexhepi. Ky është projekti i dytë i subqendrave të premtuara, pas atij në Runik, dhe më i madhi në bashkësinë lokale në Qirez. Në kuadër të këtij projekti kapital qendra e fshatit Qirez do të transformohet në një hapësirë moderne urbane, hapësirë për afarizëm, do të ketë sheshin e rregulluar me infrastrukturë përcjellëse dhe qendrën rekreative.

May be an image of road

May be an image of 8 people

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi mbajti mbledhjen e radhës me drejtorët e drejtorive

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, mbajti mbledhjen e përjavshme me drejtorët e drejtorive, …